Poeti i njohur Faslli Haliti vjen me nje permbledhje me poezi per femije, e cila shenon nje permase te re dhe vlere artistike ne lemin e letersise per te vegjlit.
Kjo vepër vjen për herë të parë për lexuesit shqiptar; Ajo është shkruar që në vitin 1971 nga autori dhe është konceptuar si një punim mbi misionin shëtitës në Shqipëri për Urdhrin Franceskan. Frati Marjan Prelaj është pak i njohur por ai ka kontribute të shquara për historinë e Shqipërisë që nga viti 1912 dhe në vijim.
Ky libër sjell rreth shtatë shekuj histori të lëvizjes Franceskane në Shqipëri që nga viti 1240 deri në vitin 1967, kur u ndalua feja në Shqipërinë komuniste. Referencat bibliografike, kujtesa në përshkrimin dhe renditjen e ngjarjeve, analizat dhe sintezat në paraqitjen e ndodhive hisorike e bëjnë At Marjan Prelajn një prej njohësve më të mirë të kësaj...
Seria e Tom Gejtsit vazhdon serish per lexuesit e vegjel. Ne gjuhen shqipe vjen libri i 11-te, ndersa per lexuesit jashte vendi vazhdon bestselleri absolut nderkombetar me serine e 13-te dhe te 14-te.
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve...
A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo cep të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një̈ shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të...
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.
Lexojini faqet e këtij libri me një frymë, për të parë se si rrodhën historia e ngjarjet në jetën e kësaj kukulle, ndërsa ai kalon nga njëra përpjekje në tjetrën për të mësuar se ç’do të thotë të jesh i ndershëm, madje përtej kësaj, ç’do të thotë të jesh njeri!
Ky libër portretizon një nga personalitetet më domethënëse të historisë së Islamit. Duke pasur parasysh keqkuptimet dhe akuzat e pabaza në lidhje me të, Aishja e nderuar (r.a.) do kuptuar drejtë, deri në imtësitë më të vogla. Më shumë se çdo bashkëshorte tjetër e Profetit.
Kush është Hz. Muhammedi? Sipas Majkëll H. Hartit, autorit të librit "100 njerëzit me ndikim më të lartë" (The 100 Ranking of the Most Influential People), ai është njeriu më me ndikim i së kaluarës e që ka për të mbetur i tillë edhe në të ardhmen.
Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur. Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta...
Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.
Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
Sillu mirë me të tjerët, se askush nuk e ka jetën fushë me lule.
Botuar më 1938, "Homo Ludens" është libri më i rëndësishëm i filozofit hollandez Johan Huizinga, si dhe një nga nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit të shekullit XX.
"Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
I përshtatshëm për fëmijët 5-10 vjeç, është punuar me kujdesin e veçantë të autores tashmë të mirënjohur në fushën e krijimtarisë për fëmijë, Vjollca Myftari. Në libërthin "Pishinat mbi gjethe" autorja ka përzgjedhur një fjalor të përshtatshëm dhe përcjell mesazhe me vlerë për vogëlushët tuaj. Me plot ilustrime me ngjyra dhe format të përshtatshëm,...
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare.
Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...