Akti krijues – nje menyre e te qenit

Rick Rubin BAT0455

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky liber eshte nje fKy liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart.  “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një përvoje leximi të shkëlqyeshme që vendos fuqinë për të krijuar momente - dhe jetë - të ngazëllimit dhe transcendencës brenda një mundësie të realizueshme për të gjithë.enomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart.

More details

1109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341815

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

8 other products in the same category:

More info

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.

Për fat të mirë, kjo nuk qëndron.

Krijimtaria nuk është aftësi e rrallë. Nuk është e vështirë për t’u qasur. Krijimtaria është aspekti themelor i të qenit njeri. Është e drejtë e fituar nga lindja dhe është për të gjithë ne.

Krijimtaria nuk lidhet ekskluzivisht me të bërit art. Të gjithë ne merremi çdo ditë me këtë akt.

Të krijosh art është të sjellësh në jetë diçka që nuk ndodhej më parë. Mbase një bisedë, zgjidhja e një problemi, një letër për mikun, t’u ndryshosh vendet mobiljeve në dhomë, një rrugë e re drejt shtëpisë për të shmangur rrëmujën në trafik.

Ajo çfarë bën nuk ka nevojë të dëshmohet, dokumentohet, shitet a mbyllet në qelq që të jetë vepër arti. Përmes gjendjes së zakontë të të qenit, ne jemi tashmë krijues në mënyrën më të thellë, duke krijuar përvojën e realitetit dhe duke ndërtuar botën që perceptojmë.

Në çdo çast zhytemi në një fushë materiesh të pandryshueshme prej së cilës shqisat tona mbledhin copëza informacioni. Universi i jashtëm që perceptojmë nuk ekziston si i tillë. Përmes një sërë reaksionesh elektrike dhe kimike krijojmë nga brenda një realitet. Krijojmë pyje dhe oqeane, të nxehtët dhe të ftohtët. Lexojmë fjalë, dëgjojmë zëra dhe formojmë interpretime. Pastaj, sakaq, krijojmë një përgjigje. Të gjitha këto në një botë të krijimit tonë vetjak.

Pa marrë parasysh nëse formalisht po krijojmë ose nuk po krijojmë art, të gjithë jetojmë si artistë...

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages2428
ISBN9789928341815
Shtëpia botueseThe creative Avt: A way of being
RedaktoriArtemisa Bushi
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnes Lekiqi
I ri1