"Është vërtet e çuditshme familja ime! Por edhe sikur të më duhej ta shpikja, nuk do t'i ndryshoja asgjë!" Lukrecia zgjidhet në këshillin e klasës si përfaqësuese, bën stazhin e vëzhgimit në gjykatë, përfshihet në xhirimet e një filmi, mezi gjen një dhuratë për festën e mamasë, shkon në një ekskursion mësimor në fermë... Lukrecia është këtu më simpatike...
DORESHKRIMI I HUMBUR është vëllimi i dytë i serisë "Aventurat e Tiku Historikut"
NJË UDHËTIM FANTASTIK! Bota e quajtur Nova Mundi, ku Astra dhe familja e saj do të jetojnë, ishte shumë më larg nga Toka, saqë do të duheshin plot njëqind e nëntëdhjetë e nëntë vjet për të mbërritur.
Një histori mbi jetën dhe luftën e heroit të Popullit Ali Demi, bir i Camërisë martire, i cili që në moshën e adoleshencës erdhi në një shkollë të Sarandës dhe më pas vazhdoi në gjimnazin e Gjirokastrës, ku u përjashtua për aktivitet revolucionar.
Ky libër portretizon një nga personalitetet më domethënëse të historisë së Islamit. Duke pasur parasysh keqkuptimet dhe akuzat e pabaza në lidhje me të, Aishja e nderuar (r.a.) do kuptuar drejtë, deri në imtësitë më të vogla. Më shumë se çdo bashkëshorte tjetër e Profetit.
Titulli i romanit më të ri në shqip të Drago Jančar “Dhe dashuria gjithashtu”, tingëllon disi i pazakontë, pasi ai gjen zhvillim në një vend dhe kohë kur bota duket sikur drejtohet nga urrejtja.
Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim.
Jean Cocteau, ky princ i poezisë ka qenë njëkohësisht poet, piktor, regjisor filmi, dramaturg, pra një artist i gjithanshëm.
Autori mbështetet dhe paraqet shumë të dhëna burimore që nuk njiheshin më parë. Mbretëria maqedonase ka tipare të përbashkëta me mbretërinë e epirotëve, sidomos në strukturën konstitucionale. Në tërësi, monarkia epirote është si monarkia maqedonase.
Romani rrëfen gruan, Martina Gjonbardh Gjuraj, që jetën, përveç vuajtjesh e hidhërimesh të shumta që ia mbillnin në shpirt, për ta lodhur, asgjësuar, e kaloi në një dyshim brerës që edhe e lumturonte, edhe e trembte deri në palcë.
Në këtë libër do të gjeni kujtimet e piktorit të famshëm francez të shekullit të XVIII i cili udhëtoi nëpër Ballkan dhe takoi Ali Pashë Tepelenën në Janinë. Këtu gjenden dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij Luan Rama na shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez
Në këtë libër, i dyti i një serie me 12 volume, flitet për historinë e Al Qaedas (AQ) në SHBA dhe Kanada, drejtuesit dhe operatorët kryesorë, shtetasit amerikanë të lidhur me grupet terroriste që bashkëpunuan me AQ, sulmet terroriste të AQ në SHBA
Gjirokastra was an important administrative center of the 19th century, populated by landowners who built majestic fortified tower houses.
Ese plot nerv, energji, gjuhë e bukur e me temperament interesant, ndërthurur mes realizmit dhe vlerësimit politik dhe shoqëror.
"Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që...
Ky roman frymëzohet nga qëndrimi i balerinës së famshme franko-amerikane në Sarandë në vitin 1913, në kohën e Luftës Ballkanike kur në brigjet shqiptare vërshuan shumë shqiptarë të zonës së Janinës e Camërisë të pushtuar nga ushtritë turke e greke.
Beautiful Beaches of Albania eshte nje kolazh me kartolina te mbledhura ne format firzamonike, ku paraqiten permes fotografise 20 plazhet me te bukur dhe te preferuar shqiptare nga veriu ne jug. Cdo fotografi eshte nje destinacion i cili eshte i pajisur edhe me QR code. Produkti eshte i plastifikuar dhe eshte ne formatin 15x10 cm.