Reduced price! Asgje me rendesi View larger

Asgje me rendesi

Justine Lévy A-004395

New product

Përshkrim i shkurtër

Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346813

532 Lekë

-24%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Luiza dhe Adriani ishin të lumtur së bashku. Të rinj, të pasur, me fat, dashuroheshin që prej adoleshencës me një marrëdhënie totale të çlirët dhe të gëzuar. Por asaj martese iu fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e një tjetër gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait të tij, për të cilën Adriani braktis gruan.

Papritmas bota e Luizës shembet dhe brishtësia e pasiguritë e saj shpërthejnë, duke e dërrmuar. Vetëm, e dobët, e dëshpëruar, bie në një vorbull depresioni dhe vetmie, në një det trishtimi. Kur më në fund ringrihet, me ndihmën e dashurisë së re, Pablos, i cili i qëndron pranë me durim, e sheh burrin me sy tjetër: dallon egoizmin (e kishte shtyrë të abortonte që të mos shqetësohej në një çast vendimtar për karrierën e tij) dhe marrëzinë, por sigurisht qartësohet edhe brenda vetes.

VLERESIME

"Një roman i bukur me stil të mprehtë, që vazhdon i lëmuar dhe i ashpër... Nuk bën lëshime dhe pasqyron mosvëmendjen e njerëzve, indiferencën e përgjithshme, kultin e dukjes së një klase shoqërore, e ashtuquajtura e privilegjuar."

Le Monde

"Një monolog i stisur me tonin e duhur: rrëfimi i menjëhershëm dhe i qetë i një gruaje të rilindur dhe i një shkrimtareje premtuese

" L'Express

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages157
ISBN9789994346813
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1