Friedrich Nietzsche BUE485
Libër i ri
Niçe është një nga filozofët më me ndikim në mendimin perëndimor. Ky ndikim është i gjallë edhe në ditët tona. Përzgjedhja veprave kryesore të tij në serinë me 8 vëllime ka hyrë në fondin e artë të filozofisë botërore që duhet të jetë në bibliotekën tuaj.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
Seti përmban këto libra:
Veprat e zgjedhura 1 - Agu i mëngjesit, Fridrih Niçe, përktheu Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
«Ka shumë agime që nuk kanë zbardhur ende» shkruan Niçe që në krye fare të kësaj vepre, duke cituar mendimtarin Rig Veda. Kjo bëhet udhëheqje për veprim. Në këtë libër do të gjeni mendime për paragjykimet morale, përcaktim i cili është edhe nëntitull i veprës «Agu i mëngjesit» dhe kjo duket se do të gjeni duke punuar një njeri nëntokësor, një njeri që shpon. Gërmon e gërryen. Do ta shihni atë, duke menduar që keni sy të aftë dhe depërtues për të parë këtë punë të thellësive – sesi shkon ngadalë përpara, me kujdes dhe me një papërkulshmëri të butë, pa u shqetësuar shumë për mjerimin që sjell me vete mungesa e gjatë e dritës dhe e ajrit, madje mund të quhet si një gjë e lumtur pikërisht kjo punë në errësirë!...
Vepra e zgjedhur 2 - Shndërrimi i të gjitha vlerave, Fridrih Niçe, përkthyer nga Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
Vepra e Fridrih Niçes «Shndërrimi i të gjitha vlerave», lidhet ngushtë me parimin e një vlerësimi të ri ku patjetër spikat vullneti për pushtetin si shoqëri dhe si individ. Gjithashtu në vlerësimin e ri kemi të pranishëm vullnetin për pushtetin si art. Bëhet si një gjë e madhërishme sidomos kur gjen pikat aq shumë të përbashkëta me të gjithë pushtetet. Libri i dytë i këtij vëllimi ka të bëjë me Disiplinën dhe edukimin, jo vetë si dukuri, po edhe si marrëdhënie. Në këtë raport marrëdhëniesh gjejmë së pari Hierarkinë dhe së dyti Dionisin dhe Kthimin e përjetshëm. Tek Hierarkia Niçe bën fjalë për Doktrinën e hierarkisë, Të fortët dhe të dobëtit, Njeriu fisnik, Zotërinjtë e tokës, Njeriu i madh dhe Njeriu më i lartë si ligjvënës i së ardhmes...
Vepra e zgjedhur 3 - Lindja e tragjedisë, Përktheu Jorgji Doksani. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
«Lindja e tragjedisë» apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi, shtron një material unik, ndarë në kapituj që e trajtojnë problemin gjer në qelizë. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Niçe e këtillon si «çështje vetjake e një rëndësie të veçantë». Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës Franko-Prusiane (1870-1871). Librin e shkroi, siç thotë vetë «i strukur në Alpe», i zhytur kokë e këmbë në fantazitë e tij... Cila janë vlerat e vlerave artistike e morale të librit? Pyetje që filozofi gjerman ia drejton vetes, por edhe gjithë shoqërisë njerëzore të cilën ai e analizon, me të mirat dhe të këqijat e saj, njeriun me vlerat pozitive dhe negative të tij...
Vepra e zgjedhur 4 – Njerëzor, tepër njerëzor– NIÇE, përktheu Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
Njerëzor, tepër njerëzor është një libër tjetër për shpirtra të lirë, nga Fridrih Niçe, i përkthyer nga Taulant Hatia. Në fillim Niçe kishte menduar që ta botonte librin Njerëzir, tepër njerëzor, si anonim, pa vendosur emrin e tij në koperinë, madje disa nga arsyet pse, i tregon Rikard Vagneri me në të letrës që botohet në fillim të këtij libri. Kjo është edhe një magnet që të thith e të fut në libër. Niçja e hoqi këtë dedikim në botimin e vitit 1886, duke i shtuar parathënien e përfshirë edhe në botimin tonë. «Për veten time, shkruan Niçe, asgjë nuk m’u duk më e mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë: kur përdora të gjithë kohën e jetës për të, duke përsosur arsyen time dhe u rashë pas gjurmëve të së vërtetës, në llojin dhe mënyrën siç e kisha shkruar unë...»
Vepra e zgjedhur 5 - ECCE HOMO – NIÇE, përktheu Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
Ecce Homo! Një mrekulli e rënë në tokë, një dhuratë prej njeriut të madh! Një ese e tërë, shoqëruar me parathënie, lexohet me ëndje dhe kuptohet menjëherë. «Më dëgjoni! – shkruan Niçe. – Sepse unë jam ky njeri (ku ngrenë krye zakonet, krenaria, instinktet). Mbi të gjitha mos më ngatërroni me të tjerët!» Efekti i parë: e sheh veten jo rastësisht të futur në të thella, duke shqyrtuar botën që është rreth teje (e vrenjtur apo e qeshur!), duke analizuar praktikisht një mendim të veçantë, apo duke përvijuar një përgjithësim të kërkuar. Në Ecce Homo Niçe ka hedhur një sumum të mrekullueshëm, një magji që të rrëmben, një dritë tjetër. Kjo ndihet menjëherë.
Vepra e zgjedhur 6 - Gjenealogjia e moralit, Fridrih Niçe, përkthyen: Armand Dedej & Astrit Cani. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
Një libër mjaft interesant nga Fridrih Niçe, këtë radhë me “Gjenealogjia e moralit” me shqyrtimet e tij të shkëlqyera, gjuhën e kthjellët dhe parashtresat e zjarrta, aq të vlefshme për çdo njeri. Ironia therëse po edhe tërheqëse është mjeti që të përthith, të rrëmben dhe të shtyn të ecësh përpara me këmbët e tua. Fridrih Niçe gëzon emrin e një filozofi të madh dhe mendimtari të mrekullueshëm. Fjala e tij dëgjohet aktualisht si një perlë dhe mrekullisht këtë e kemi në shqip. Ka një përngjasim origjinal midis filozofisë dhe poezisë, por mendimet e dhëna shkurt e prerë janë një operacion i madh që i bëhet edhe mendjes njerëzore. Njeriu fare mirë edhe mund të çlodhet me to, mund të meditojë së bashku me arsyetimin e Niçes, mund të hedhë pse jo edhe një farë të re, të kuturisë një mendim të ri origjinal. Niçja ta jep këtë mundësi në të gjithë veprën e tij.
Vepra e zgjedhur 7 - Udhëtari dhe hija e tij, Fridrih Niçe, përkthyer nga Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
«Udhëtari dhe hija e tij» e Niçes, si vepër e plotë dhe një e tërë, pa shkëputje dhe në një formë artistike e lakmuar, vjen në shqip nga Taulant Hatia, i cili ka freskuar shumë gjëra nga shikimi i parë i veprës. Ideja e veprës është fisnike, njerëzore dhe domethënëse: duhet të flasësh kur nuk hesht dot më dhe të flasësh vetëm për atë që ka ndodhur, që është kapërcyer; gjithë sa mbeten janë fjalë, ose siç thotë Niçja «letërsi», mungesë disipline. «Shkrimet e mia, nënvizon ai, flasin vetëm për fitoret e mia; në to jam unë me gjithë atë që kisha armik, ego ipsissimus (vetja ime më e thellë). Meret me mend që unë kam shumë gjëra poshtë meje...» «Udhëtari dhe hija e tij» të tërheq për mendimet e thella që na shtron përpara. S’ka më enigma!
Vepra e zgjedhur 8 - Perëndimi i idhujve, Fridrih Niçe, përkthyer nga Taulant Hatia. Vetëm këtë libër porosite te linku KËTU.
Perëndimi i idhujve» ose si filozofohet me çekiç, bashkë me tri ese të tjera: «Homeri dhe filologjia klasike», «Për muzikën dhe fjalën» «Për të vërtetën dhe gënjeshtrën jashtë-moral», është përkthyer me mjeshtëri nga Taulant Hatia. Në «Perëndimi i idhujve» Niçe, pas parathënies, bën fjalë pë këto probleme: «Thënie dhe vërejtje të holla», «Problemi i Sokratit», «Arsyeja në filozofi», «Si u bë bota e vërtetë më në fund përrallë historia e një gabimi», «Morali si shfaqje e kundërnatyrës», «Katër gabimet e mëdha», «Ata që duan ta bëjnë më të mirë njerëzimin», «Çfarë po humbin gjermanët», «Çështje joaktuale», «Çfarë u detyrohem të lashtëve» dhe «Flet çekiçi. Më pas vijojnë tri esetë e fundit, të sipërshkruara.
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Ky libër mund të shihet edhe i përshtatur me vetë nëntitullin e tij: prelud i një filozofie të së ardhmes. Kjo pasi autori shpreh, me anë të po asaj gjuhe të zgjedhur e plot metafora të Zarathustrës, të buruara nga zemra e një dashurie vetmitare për njeriun dhe të ardhmen e tij koncepte dhe opinione të ndryshme për historinë natyrale dhe morale, për...
Vepra e Fridrih Niçes «Shndërrimi i të gjitha vlerave», lidhet ngushtë me parimin e një vlerësimi të ri ku patjetër spikat vullneti për pushtetin si shoqëri dhe si individ. Gjithashtu në vlerësimin e ri kemi të pranishëm vullnetin për pushtetin si art. Bëhet si një gjë e madhërishme sidomos kur gjen pikat aq shumë të përbashkëta me të gjithë pushtetet....
"Udhëtari dhe hija e tij" e Niçes, si vepër e plotë dhe një e tërë, pa shkëputje dhe në një formë artistike e lakmuar, vjen në shqip nga Taulant Hatia, i cili ka freskuar shumë gjëra nga shikimi i parë i veprës. Ideja e veprës është fisnike, njerëzore dhe domethënëse: duhet të flasësh kur nuk hesht dot më dhe të flasësh vetëm për atë që ka ndodhur, që...
Ka shumë agime që nuk kanë zbardhur ende shkruan Niçe që në krye fare të kësaj vepre, duke cituar mendimtarin Rig Veda. Kjo bëhet udhëheqje për veprim. Në këtë libër do të gjeni mendime për paragjykimet morale, përcaktim i cili është edhe nëntitull i veprës "Agu i mëngjesit" dhe kjo duket se do të gjeni duke punuar një njeri nëntokësor, një njeri që...
Perëndimi i idhujve» ose si filozofohet me çekiç, bashkë me tri ese të tjera: «Homeri dhe filologjia klasike», «Për muzikën dhe fjalën» «Për të vërtetën dhe gënjeshtrën jashtë-moral», është përkthyer me mjeshtëri nga Taulant Hatia. Në «Perëndimi i idhujve» Niçe, pas parathënies, bën fjalë pë këto probleme: «Thënie dhe vërejtje të holla», «Problemi i...
Një libër tjetër nga Fridrih Niçe, këtë radhë me Aforizmat e tij të shkëlqyera. Ka një përngjasim origjinal midis aforizmave dhe poezisë, por ndryshojnë mendimet e dhëna shkurt e prerë nga mendimtarë të mëdhenj siç është rasti i Niçes. Mendimet janë marrë nga librat e tij dhe janë botuar nga studjues dhe njohës të mëdhenj të veprës së mendimtarit dhe...
Një libër mjaft interesant nga Fridrih Nie, këtë radhë me "Gjenealogjia e moralit" me shqyrtimet e tij të shkëlqyera, gjuhën e kthjellët dhe parashtresat e zjarrta, aq të vlefshme për do njeri. Ironia therëse po edhe tërheqëse është mjeti që të përthith, të rrëmben dhe të shtyn të ecësh përpara me këmbët e tua. Fjala e tij dëgjohet aktualisht si një perlë...
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës...
Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë rreth vetes sonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten?
Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores,...
Megjithëse e shkruar në një kohë të shkurtër dhe në interval të përpunimit të veprës madhore të tij, “Perëndimi i idhujve” mbetet një sintezë e mprehtë dhe lakonike e mendimit niçean. Në kapitujt e këtij vëllimi gjendet qëndrimi i Niçes mbi shumë dukuri të jetës njerëzore, shprehet filozofia e tij në formë sintetike dhe trajtohen ato çështje që...
Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores,...