Friedrich Nietzsche BUE166
Libër i ri
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës Franko-Prusiane (1870-1871). Librin e shkroi, si thotë vetë i strukur në Alpeé, i zhytur kokë e këmbë në fantazitë e tij... Cila janë vlerat e vlerave artistike e morale të librit? Pyetje që filozofi gjerman ia drejton vetes, por edhe gjithë shoqërisë njerëzore të cilën ai e analizon, me të mirat dhe të këqijat e saj, njeriun me vlerat pozitive dhe negative të tij...
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 978-99927-48-21-4 | |
Në Lindja e tragjedisëé apo Përvoja e autokritikës, autori shkruan mendimet e tij për grekët e vjetër, si ështje të optimizmité të grekëve dhe të artit grek.Brenga e një mendimi sÍe linte të qetë: nga kish lindur tragjedia, rej muzikës apo muzika lindi tragjedinë. Dhe vijnë e vërshojnë mijëra mendime, dyshime, lufte të nëndheshme e në sipërfaqe: Grekët dhe muzika tragjike? Grekët dhe krijimtaria artistike e pesimizmit? Më e goditura, më e mrekullueshmja, ajo që është për tÍu zilepsur e lakmuar më shumë se do gjë tjetër nga njerëzimi, ajo që e ka grishur më shumë se do gjë tjetër drejt jetës racën njerëzore, gjëja më e muar që kanë pasur grekët? Si? Grekët, që qëndrojnë në ballë të njerëzimit, paskan pasur nevojë për tragjedi? Për më tepër për tragjedi të ngritura në art? Po Ígjëje i paska shërbyer atëherë arti grek?... SÍështë e vështirë të merret me mend se me si lidhej vënia e një pikëpyetjeje të tillë atë kohë lufte, që patjetër lidhej me ështje të ekzistencës... Të gjitha këto do tÍi gjeni si përgjigje në kapitujt e kësaj vepre të madhe, të fuqishme. Për mësuesit, studiuesit edhe shkollat, librat e Nies do të plotësonin një boshësi të madhe, atë të këndit të filozofisë, shumë pak e trajtuar dikur, shumë pak e përkthyer dikur, tashmë duhet thjesht ta kërkojmë sepse e gjejmë pa u lodhur, thjesht të kemi dëshirën. Edhe përkthimet e këtyre librave ñtë vështirëî në këtë drejtim vijnë në shqip me një gjuhë të qartë e të kuptueshme
| Faqe | 198 |
| ISBN | 978-99927-48-21-4 |
| Viti i Botimit | 2001 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jorgji Doksani |
Ky libër mund të shihet edhe i përshtatur me vetë nëntitullin e tij: prelud i një filozofie të së ardhmes. Kjo pasi autori shpreh, me anë të po asaj gjuhe të zgjedhur e plot metafora të Zarathustrës, të buruara nga zemra e një dashurie vetmitare për njeriun dhe të ardhmen e tij koncepte dhe opinione të ndryshme për historinë natyrale dhe morale, për...
Vepra e Fridrih Niçes «Shndërrimi i të gjitha vlerave», lidhet ngushtë me parimin e një vlerësimi të ri ku patjetër spikat vullneti për pushtetin si shoqëri dhe si individ. Gjithashtu në vlerësimin e ri kemi të pranishëm vullnetin për pushtetin si art. Bëhet si një gjë e madhërishme sidomos kur gjen pikat aq shumë të përbashkëta me të gjithë pushtetet....
"Udhëtari dhe hija e tij" e Niçes, si vepër e plotë dhe një e tërë, pa shkëputje dhe në një formë artistike e lakmuar, vjen në shqip nga Taulant Hatia, i cili ka freskuar shumë gjëra nga shikimi i parë i veprës. Ideja e veprës është fisnike, njerëzore dhe domethënëse: duhet të flasësh kur nuk hesht dot më dhe të flasësh vetëm për atë që ka ndodhur, që...
Ka shumë agime që nuk kanë zbardhur ende shkruan Niçe që në krye fare të kësaj vepre, duke cituar mendimtarin Rig Veda. Kjo bëhet udhëheqje për veprim. Në këtë libër do të gjeni mendime për paragjykimet morale, përcaktim i cili është edhe nëntitull i veprës "Agu i mëngjesit" dhe kjo duket se do të gjeni duke punuar një njeri nëntokësor, një njeri që...
Perëndimi i idhujve» ose si filozofohet me çekiç, bashkë me tri ese të tjera: «Homeri dhe filologjia klasike», «Për muzikën dhe fjalën» «Për të vërtetën dhe gënjeshtrën jashtë-moral», është përkthyer me mjeshtëri nga Taulant Hatia. Në «Perëndimi i idhujve» Niçe, pas parathënies, bën fjalë pë këto probleme: «Thënie dhe vërejtje të holla», «Problemi i...
Një libër tjetër nga Fridrih Niçe, këtë radhë me Aforizmat e tij të shkëlqyera. Ka një përngjasim origjinal midis aforizmave dhe poezisë, por ndryshojnë mendimet e dhëna shkurt e prerë nga mendimtarë të mëdhenj siç është rasti i Niçes. Mendimet janë marrë nga librat e tij dhe janë botuar nga studjues dhe njohës të mëdhenj të veprës së mendimtarit dhe...
Një libër mjaft interesant nga Fridrih Nie, këtë radhë me "Gjenealogjia e moralit" me shqyrtimet e tij të shkëlqyera, gjuhën e kthjellët dhe parashtresat e zjarrta, aq të vlefshme për do njeri. Ironia therëse po edhe tërheqëse është mjeti që të përthith, të rrëmben dhe të shtyn të ecësh përpara me këmbët e tua. Fjala e tij dëgjohet aktualisht si një perlë...
Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë rreth vetes sonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten?
Niçe është një nga filozofët më me ndikim në mendimin perëndimor. Ky ndikim është i gjallë edhe në ditët tona. Përzgjedhja veprave kryesore të tij në serinë me 8 vëllime ka hyrë në fondin e artë të filozofisë botërore që duhet të jetë në bibliotekën tuaj.
Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores,...
Megjithëse e shkruar në një kohë të shkurtër dhe në interval të përpunimit të veprës madhore të tij, “Perëndimi i idhujve” mbetet një sintezë e mprehtë dhe lakonike e mendimit niçean. Në kapitujt e këtij vëllimi gjendet qëndrimi i Niçes mbi shumë dukuri të jetës njerëzore, shprehet filozofia e tij në formë sintetike dhe trajtohen ato çështje që...
Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores,...