Gjenealogjia e moralit Shiko më të madhe

Gjenealogjia e moralit

Friedrich Nietzsche BUE042

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër mjaft interesant nga Fridrih Nie, këtë radhë me "Gjenealogjia e moralit" me shqyrtimet e tij të shkëlqyera, gjuhën e kthjellët dhe parashtresat e zjarrta, aq të vlefshme për do njeri. Ironia therëse po edhe tërheqëse është mjeti që të përthith, të rrëmben dhe të shtyn të ecësh përpara me këmbët e tua. Fjala e tij dëgjohet aktualisht si një perlë dhe mrekullisht këtë e kemi në shqip. Ka një përngjasim origjinal midis filozofisë dhe poezisë, por mendimet e dhëna shkurt e prerë janë një operacion i madh që i bëhet edhe mendjes njerëzore. Njeriu fare mirë edhe mund të lodhet me to, mund të meditojë së bashku me arsyetimin e Nies, mund të hedhë pse jo edhe një farë të re, të kuturisë një mendim të ri origjinal. Nija ta jep këtë mundësi në të gjithë veprën e tij

Më shumë detaje

71 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN978-99956-52-77-7

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjenealogjia e moralit, një vepër në dukje me rrjedhje të qetë e Fridrih Nies, lexohen me ëndje dhe kuptohet menjëherë. Arsyetime të thjeshta, ngritje ulje jo vetëm ngjallin interes dhe ngacmojnë, por dhe të cysin të meditosh. Nëpërmjet kësaj vepre do njeri analizon praktikisht një mendim të veantë. Nie hedh dritë për jetën specifike të do njeriu, përgjithëson mendime gjigande dhe luan me to, gjithnjë me një gjuhë të lartë. Mendimet e tij te Gjenealogjia e moralité, thua, kërkon tÍi kesh në do hap të jetës sate. Ja, vlera e pashoqe e librit! Nie është interesant dhe i dobishëm në disa drejtime. Ndihmon sidomos në organizimin e personalitetit, në njohjen dhe shpërfaqjen e vetive të tij, në shqyrtimin filozofik të dukurive të jetës dhe të natyrës së saj, në dobinë e moralit te do njeri për organizimin e tij shpirtëror, në karakterin dhe forcën e njeriut si qenie e lartë dhe në zhvillimin e tij, në qëndrueshmërinë e habitshme ndaj moralit po edhe dukurive të tjera të jetës. Fridrih Nie është një autor i madh dhe me fuqi të lartë mendimi. Ai nëpërmjet këtij traktati të fuqishëm, jo me copëza jete, por me subjekte mendimesh e meditimesh të fuqishme, ngre opinion, lufton si në një epos të lavdishëm dhe kthehet gjithnjë me fytyrë nga e keqja. Të mos harrojmë se shpesh njeriu ka nevojë të brendshme, shpirtërore sidomos, për të shqyrtuar veten e tij, problemet që e rrethojnë, dukjen e hatashme, po edhe gjendjet meditative. Nie është gjimnastikë shpirtërore, fisnikërim ndjenjash, një luftëtar i guximshëm, një lider që të udhëheq. Fridrih Nie...

Të dhëna

Faqe207
ISBN978-99956-52-77-7
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArmand Dedej; Astrit Cani