Shnderrimi i te gjitha vlerave (HC) Shiko më të madhe

Shnderrimi i te gjitha vlerave (HC)

Friedrich Nietzsche BUE088

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vepra e Fridrih Niçes «Shndërrimi i të gjitha vlerave», lidhet ngushtë me parimin e një vlerësimi të ri ku patjetër spikat vullneti për pushtetin si shoqëri dhe si individ. Gjithashtu në vlerësimin e ri kemi të pranishëm vullnetin për pushtetin si art. Bëhet si një gjë e madhërishme sidomos kur gjen pikat aq shumë të përbashkëta me të gjithë pushtetet. Libri i dytë i këtij vëllimi ka të bëjë me Disiplinën dhe edukimin, jo vetë si dukuri, po edhe si marrëdhënie. Në këtë raport marrëdhëniesh gjejmë së pari Hierarkinë dhe së dyti Dionisin dhe Kthimin e përjetshëm. Tek Hierarkia Niçe bën fjalë për Doktrinën e hierarkisë, Të fortët dhe të dobëtit, Njeriu fisnik, Zotërinjtë e tokës, Njeriu i madh dhe Njeriu më i lartë si ligjvënës i së ardhmes...

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN978-99927-794-8-9

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

«Shndërrimi i të gjitha vlerave», përkthyer në shqip nga Taulant Hatia, duket se është libër jete, pasi bën fjalë pë pushtetin, si vullmet dhe art. Studimi i shoqërisë ka një vlerë të pallogaritshme për këtë, sepse njeriu, i konsideruar si shoqëri, është mjaft më i çiltër se njeriu i konsideruar si «njësi». «Shoqëria» nuk e ka konsideruar kurrë virtytin të ndryshëm nga një mjet force, pushteti, rregulli. Me këtë rast Niçja ironizon se virtytet mezi mbahen në këmbë (duke cituar Manu-në) duke u mbështetur në forcat e veta. (E kujtoni dot parimin famëkeq të mbështetjes në forcat e veta?). Në thelb, shkruan Niçe, vetëm frika nga ndëshkimet i mban nën fre njerëzit dhe i lejon secilit të zotërojë me qetësi atë gjë që është e tija. Më tej në këtë vepër Niçja thekson se «shteti ose imoraliteti i organizuar nga brenda si polici, si e drejtë penale, si klasa, si familje, nga jashtë si vullneti për pushtet, për luftë, për pushtim, për hakmarrje... Si është e mundur që një numër i madh njerësish bën gjëra të cilave individi nuk do tu përshtatej kurrë? Kjo ndodh nëpërmjet shpërndarjes së përgjegjësive, të urdhrave dhe të zbatimit të tyre, nëpërmjet futjes së virtyteve të bindjes, të detyrës, të dashurisë për atdheun dhe për princin, nëpërmjet ruajtjes së krenarisë, të seriozitetit, të forcës, të urrejtjes, të hakmarrjes, me një fjalë të të gjitha karakteristikave tipike që janë e kundërta me tipin e kopesë...» Librat e Niçes plotësojnë njëri-tjetrin. Madhështia e njërit depërton thellë e më thellë tek tjetri e që këtej në shpirtin e njeriut që njihet me këtë autor të përveçëm. Secili prej librave ka tematikën e tij, përqendrime të mëdha idesh dhe mendime të shprehura me qartësi gati biblike. Librat e Niçes, pa fjalë të tepërta ftilluese janë të domosdoshme për të qenë pronë të shkollave dhe të studentëve.

Të dhëna

Faqe202
ISBN978-99927-794-8-9
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia