Perëndimi i idhujve (Vepra 8) Shiko më të madhe

Perëndimi i idhujve (Vepra 8)

Friedrich Nietzsche BUE225

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Perëndimi i idhujve» ose si filozofohet me çekiç, bashkë me tri ese të tjera: «Homeri dhe filologjia klasike», «Për muzikën dhe fjalën» «Për të vërtetën dhe gënjeshtrën jashtë-moral», është përkthyer me mjeshtëri nga Taulant Hatia. Në «Perëndimi i idhujve» Niçe, pas parathënies, bën fjalë pë këto probleme: «Thënie dhe vërejtje të holla», «Problemi i Sokratit», «Arsyeja në filozofi», «Si u bë bota e vërtetë më në fund përrallë historia e një gabimi», «Morali si shfaqje e kundërnatyrës», «Katër gabimet e mëdha», «Ata që duan ta bëjnë më të mirë njerëzimin», «Çfarë po humbin gjermanët», «Çështje joaktuale», «Çfarë u detyrohem të lashtëve» dhe «Flet çekiçi. Më pas vijojnë tri esetë e fundit, të sipërshkruara

Më shumë detaje

118 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët192
ISBN9789928032096

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Perëndimi i idhujve» është vepra më interesante e Niçes. Duke lexuar këtë vepër lexuesi ndien se nuk është ndonjë zotësi e vogël kthjelltësia për ta zotëruar mendimin, por veç me një kast: nëse paturpësia nuk ka aty pjesën e vet. Sepse një tepricë force nuk bën gjë tjetër veçse provon forcën. Si, po themi shndërrimi i vlerave, kjo pikëpyetje kaq e errët, e stërmadhe, që hedh hijen e saj mbi atë që bën. Një fat i tillë në një detyrë, na shtyn në çdo çast të veprojmë të themi drejt diellit, domethënë të heqim qafe me seriozitet atë që po na rëndon më tepër. Dhe: çdo mjet është i mirë për këtë, çdo ngjarje është e mirëpritur... Në veprën e Niçes filozofia përherë është përpjekur të kërkojë në mendjen dhe pyetjet e pafundme të njeriut për gjithçka që i rrethon, ku pyetja e parë është vetë qenia njeri, ekzistenca e tij. Ska se si edhe Niçe ti shmanget kësaj kërkese të përjetshme, por me origjinalitet dhe stil të veçantë, ndaj filozofia e tij, estetika dhe letërsia e tij janë sot e do të jenë në shekuj vepra mjaft të kërkuara. Në shqip dikur ai ishte një realitet i pakapshëm, sot të gjithë kanë mundësinë ta shijojnë për të kuptuar më mirë çka fshehim të gjithë brenda nesh Perëndimi i idhujve. Është e tepërt por edhe e vështirë të ritregosh filozofin gjerman pasi e ke lexuar, prej tij merr përgjigje pyetjesh e njëkohësisht kërkon të dish më tepër. Të njohësh vetveten është gjëja më e mençur. Edhe brezat e sotëm e kanë të nevojshme këtë gjë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët192
ISBN9789928032096
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia