Pasqyrat e Narcizit View larger

Pasqyrat e Narcizit

Koliqi BDR076

New product

Përshkrim i shkurtër

"Pasqyrat e Narçizit" shënojnë nivelin më të lartë të narracionit koliqian dhe të gjithë letërsisë së deriatëhershme. Rrëfimi në vetën e parë dhe të dytë, alternuar edhe me vetën e tretë, loja e simboleve dhe e mitemave, ritmi domethënës i organizimit sintaksor e kanë ndihmuar Koliqin të depërtojë në kufijtë e ireales. Mesazhi filozofik i shkrimtarit është një zë i fuqishëm që nuk prek qënien njerëzore në kufijtë jetës dhe të vdekjes, në brendësi të përjetësisë si dashuri pa caqe ndaj kreativitetit artistik dhe botës arbërore.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995669256

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Miti i Narçizit, i njeriut që dashurohet me vetveten, është shfrytëzuar nga Koliqi për t'u shkrehur maksimalishtë në ekstremet dhe të nënvetëdijes për misionin e artistit deri në sakrifikim, për lidhjet e tij me truallin amtar deri në tjetërsim, për tërheqjen ndaj hapsirae të reja, lirisë së pakufishme. Gjetja e diskutueshme e "Pasqyrave të Narçizit" është përcaktimi i tyre gjinor. Për nga trajta, kemi të bëjmë me prozë të shkurtër pa subjekt; për nga konceptimi, ato janë poezi lirike. Gjuha e koncentruar dhe vargu i simboleve, struktura tekstologjike dhe pasuria konotative, krijojnë një sintezë paralelizmash dhe kundërshtish befasuese. Kujtimet e fëmijërisë, gjendjet refleksive, ndjenjat në ekstremet e tyre, fantazia e shfrenuar në vitrinën e pasqyrave këmbehet me dialogje të brendshme në të shkuarën dhe në të adhmen, duke thyer çdo model tradicional për të mbetur një tekst i papërsëritshëm i prozës së re shqiptare edhe sot e kësaj dite.

Data sheet

pages60
ISBN9789995669256
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë