Kur hëna digjej lart View larger

Kur hena digjej lart

Josif Papagjoni TO0286

New product

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi i teatrit Josif Papagjoni, vjen me një profil të ri para lexuesit, atë të tregimtarit. Në këto tregime ai hedh të gjithë përvojat e tij jetësore, artistike, por njëherësh edhe mjeshtrinë e studuesit dhe regjizorit të teatrit, - të cilat ia shtojnë vlerat veprës por edhe autorit

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri

“... Dje u ndamë. Jetoja me një gënjeshtër. Dashurinë e kisha ngritur mbi një gënjeshtër. Nuk më fyen aspak nëse dikur, diku, ti ke pasur një të dashur. Pas viteve ’90, por edhe më përpara, shumë njerëz ‘cipën e virgjërisë’, qe apo nuk qe, e kishin zgjidhur vetë, në mirëbesim, me kthjelltësinë e arsyes. Ti s’ma thoshe, por në fakt, thellë-thellë, mburreshe me atë cipë, sikur ajo të qe një bizhu e shtrenjtë, si diamantet miliardshe në kurorën e mbretëreshës Elisabetë. Jo, ajo cipë s’ka qenë dhe s’është për mua një diamant. As një talisman. Ca më pak misteri i mbarsjes së virgjëreshës Mari me Frymën e Shenjtë. Unë s’jam nga ata që ti ke menduar se jam, duke të kërkuar një dëshmi virgjiniteti. Por edhe bretkosa mashkull nuk jam. As qifti i erës. As bufi i natës. Jam një djalë si gjithë të tjerët. Duke të dashur shumë, unë sakaq të kisha përligjur. Koha vetë përligj. Ajo ‘cipë’ për mua s’është veçse një konvencion, për disa të tjerë një tabu. Gati një fe. Por ama unë s’mund ta pranoj dot ‘pacipësinë’ tënde, domethënë më troç cipën e kthyer në pacipësi. U ndjeva aq keq. I poshtëruar. Një budalla. Po pse? Sepse pikërisht gënjeshtrën s’mund të ta fal. Unë s’jam katundari, por qytetari. E çmova fjalën tënde si një vuajtje, qoftë dhe si një ndrojtje. Kaq. Desha të të gjendesha pranë për ta tejkaluar tronditjen që kishe pasur, Inis. Isha me ty, pa qenë te ti. Kisha një iluzion në duar dhe ai u thye. Kush e theu, unë apo ti?...”

Data sheet

pages476
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë