Romanet mister te vitit 2022 - set

Paula Hawkins, Laura Dave SET0126

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy autore qe kane veprat bestseller ne Amazon dhe platformat e tjera globale. Paula Haëkins dhe Laura Dave kane ardhur me romanet e tyre te zhanrit mister ne gjuhen shqipe gjate vitit 2022, te cilet ne po i mbledhim bashkerisht ne nje set.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Zjarr qe digjet ngadale” nga Paula Hawkins

https://bukinist.al/sq/morava/14079-zjarr-qe-digjet-ngadale.html

Autorja e romaneve bestseller, “Vajza në tren” dhe “Nën ujë” Paula Hawkins vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, - Zjarr qe digjet ngadale, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Morava.

Kur një i ri gjendet i vrarë në mënyrë brutale në një varkë-shtëpi në Londër, kjo ngre dyshime për tri gra që e njihnin atë.

Laura e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u gjykuar nga të tjerët. Atë e njohin si gjaknxehtë, problematike dhe të vetmuar. Madje disa e konsiderojnë edhe të rrezikshme.

Miriami është e sigurt se, vetëm se Laura është dëshmitarja e vetme që u largua nga skena e një vrasjeje të tmerrshme me gjak në rroba, nuk do të thotë se vrasësja është ajo. Përvoja e hidhur e ka mësuar se sa e lehtë është të të kapin në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Karla po vuan nga vrasja brutale e nipit të saj. Ajo nuk i beson askujt: edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme. Po deri ku do të arrijë ajo për të gjetur paqen? Të pafajshëm apo fajtorë, të gjithë janë të dëmtuar. Disa janë dëmtuar aq sa të vrasin.

 

“Gjeja e fundit qe me tha ai” nga Laura Dave

https://bukinist.al/sq/summer-book-fair/13820-gjeja-e-fundit-qe-me-tha-ai.html

Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.

Para se të zhduket pa gjurmë, Ouen Majkëlli i lë një pusullë gruas së tij të dashur me të cilën kishte një vit i martuar: Mbroje atë. Pavarësisht hutimit dhe frikës, Hana Holli e di me saktësi për cilën bën fjalë pusulla – për Bejlin, vajzën gjashtëmbëdhjetëvjeçare të Ouenit. Bejlin, e cila e ka humbur tragjikisht të ëmën kur ishte fëmijë. Bejlin, e cila nuk do të ketë absolutisht asnjë lidhje me njerkën e re. Kur Hana i telefonon gjithnjë e më e dëshpëruar Ouenit dhe nuk merr përgjigje, ndërsa FBI-ja arreston shefin e Ouenit, dhe një polic bashkë me agjentët federalë ia behin papritur në shtëpinë e saj në Sausalito, Hana kupton shumë shpejt se i shoqi nuk është ai që thoshte se ishte. Dhe se Bejli mund të jetë çelësi për të zbuluar identitetin e vërtetë të Ouenit – dhe arsyen e vërtetë të zhdukjes së tij. Hana dhe Bejli i futen zbulimit të së vërtetës. Por teksa fillojnë të lidhin pjesët e shkëputura të së shkuarës së Ouenit, kuptojnë që janë gjithashtu duke ndërtuar një të ardhme të re – një të ardhme që asnjëra prej tyre nuk do ta kishte parashikuar kurrë.

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1