Edhe Noe kishte frikë nga vdekja View larger

Edhe Noe kishte frikë nga vdekja

Roland Gjoza A-005619

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789929313409

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Autori i kishte premtuar gruas se një ditë do festonin muajin e mjaltit në Paris. Natyrisht ishte një premtim i dhënë në çaste frymëzimi, që harrohej shpejt. Por kjo ndodhi krejt rastësisht dhe ajo javë magjepsëse bëri që të shkruhej ky roman.

I ndihmuar shumë edhe nga një rastësi. Fjalia e parë u shkrua në hotel, pikërisht në atë dhomë ku kishte jetuar Heminguej me të shoqen. Në qendër të romanit është jeta e një tregtari që nuk e gjeti veten asnjëherë në shoqëri.

Para luftës ai provoi dramën, pas saj komedinë, sepse i duhej të përshtatej në rrethana absurde që të arrinte të mbijetonte. Shpesh në kohë tragjike të vjen në ndihmë maska e arlekinit, sepse buzëqeshja e zbut ndëshkimin. Ky roman lexohet si një komedi dhe lë mbresën e një tragjedie.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages184
ISBN9789929313409
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1