Oksimoron View larger

Oksimoron

Maklena Nika A-008535

New product

Përshkrim i shkurtër Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.

More details

95 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327529

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Do të dallojme tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj poetik. E njëjta veti konstatohet në poezinë e saj rreth dritës: drita e egos, drita e dritës, e ideve, etj (ka ditë / plot dritë e ajër e ngjyrë / ka ditë të diellta e të kthjellta / me kurora të dafinta apo gdhend dritën në ëndrrat e mia). Kultura shfaqet si nëntekst në metaforën e kësaj poezie. Mediumi - (tjetri) - për përftimin e vetes. Dhe mendimi, bashkë me kufizimin shfaqet si i vetmi lokacion i qenies. Kjo poezi, disa herë e thellë, disa herë prezente, disa herë e njeh frikën, por edhe autoritetin e frikës së vdekjes. Por, në patosin e saj të padukshëm ajo mbetet thellësisht feminine dhe vetëperceptive, thuajse të qenët autentik me ndjenjën është e vetmja përjetësi e qenies simbolike. Pluraliteti i ndjeshmërive për të njëjtin objekt ndjesor, është edhe vetia më origjinale që unë zbuloj në poezinë e krijueses Maklena Nika. Ky është vëllimi i dytë me krijime i autores.

Data sheet

pages128
ISBN9789928327529
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë