Maklena Nika

Prof. As. Dr. Maklena Nika është pedagoge e letërsisë greke në Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, që prej 2006. Interesi i saj akademik fokusohet në letërsinë e krahasuar moderne, kryesisht në lëvizjen surrealiste.


Në vitin 2022 është nderuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Grek i Kulturës, Greqi për kontributin e dhënë në kuadrin e promovimit dhe kultivimit të kulturës greke. Që prej 2009 ajo është presidente e Shoqatës Ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzakit” për Shqipërinë.


Ka përkthyer në shqip disa pjesë teatrale, poezi dhe romane nga gjuha greke, franceze dhe angleze.


Botime të autores: “Unë, ti, ne” (botim dygjuhësor shqip-frëngjisht), Botimet Marin Barleti, Tiranë 2001. “Oksimoron”, Botimet Toena, 2020, kandidat për Çmimin Kombëtar të Poezisë nga Ministria e Kulturës, Tiranë.   “Nitroglicerinë”, Botime Toena, 2023

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
  • Quick view
    1 300 Lekë In Stock

    1 300 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    700 Lekë In Stock

    Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.

    700 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 2 of 2 items