Sfidantet View larger

Sfidantet

John Grisham A-008641

New product

Përshkrim i shkurtër

Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306695

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Oskar Finlej dhe Uolli Fig, dy avokatë nga Çikagoja, prej njëzet vjetësh janë ortakë të një studioje të vogël ligjore, gjithmonë në pragun e falimentimit.

Grinden me njëri-tjetrin si një çift i vjetër bashkëshortësh, përpiqen të sigurojnë klientë kryesisht duke dhënë këshillime “sipas rastit” gjatë divorceve të shpejta apo ndaj viktimave të aksidenteve të shpeshta automobilistike, që ndodhin në kryqëzimin pranë zyrës së tyre.

Të dy ia dalin mbanë ta çojnë përpara studion e tyre pak a shumë me dinjitet dhe pa e humbur shpresën se herët a vonë do të jenë aq me fat sa do të ndeshen me çështjen ligjore që do t’i bëjë të pasur.

Rutina e tyre tronditet papritmas ditën kur tek ata hyn furishëm e me tërsëllëm Dejvid Zinku, avokati i ri dhe i papërmbajtur, i cili deri pak orë më parë punonte në njërën prej studiove ligjore më në zë të qytetit. I lodhur prej ritmeve masakruese dhe i vendosur ta ndryshojë jetën e vet njëherë e mirë, Dejvidi nuk është paraqitur në zyrë, është dehur si mos më keq dhe, për shkak të një sërë rrethanash të rastësishme e fatlume, ka mbërritur aty duke u kërkuar dy ortakëve që ta marrin në punë.

Duket si shenjë e fatit, pasi pikërisht ato ditë atyre të treve iu erdhi mundësia e një jete të tërë: një çështje përvëluese që ka të bëjë me një industri të rëndësishme farmaceutike dhe që më në fund mund t’i bëjë të pasur.

Me sa duket, fama dhe paratë po i presin, por gjithçka është tepër e bukur për të qenë e vërtetë dhe, thuajse pa e kuptuar, Oskari, Uolli dhe Dejdivi e gjejnë veten të përfshirë në një proces që rrezikon t’i shtypë, në të cilin luhen miliarda dollarë dhe ku avokatët më luftarakë të studiove ligjore më të mira do të sfidojnë njëri-tjetrin në një betejë deri në pikën e fundit të gjakut.

Libra të tjerë të John Grisham-it, në shqip, nga Shtëpia Botuese Dudaj: Testamenti, Më në fund gjykatës, Të mos festosh Krishtlindjet, Ortaku, Ndërmjetësi, Klienti, Kohë për të vrarë, Dhoma e gazit, Firma, Apelimi, Rrëfimi, Bashkëpunëtori, Të fshehtat e Malit Grei, Ish-avokati.

Data sheet

pages578
ISBN9789994306695
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElona Mistrovica
RomanMister&Thriller
I ri1