Rrëfimi View larger

Rrefimi

John Grisham BD0507

New product

Përshkrim i shkurtër

Në kohën kur po ekzekutohej një person i pafajshëm, Trevis Bojeti, përdhunuesi dhe vrasësi i nxënëses së gjimnazit, reflekton dhe vendos të tregojë të vërtetën e krimit, duke e çliruar nga akuzat e padrejta Donte Drumin. Ky rrëfim i vrasësimit, pendesa e thellë e tij dhe i gjithë rrëfimi vjen përmes një tjetër kryevepre të Grishanit, i ardhur në shqip nga botimet Dudaj

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304936

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t’i gëzohet fatit të tij të mirë.

Koha kalon dhe ai e kupton që gabimi nuk do të korrigjohet; autoritetet besojnë tek ajo që po bëjnë dhe janë të vendosura të përftojnë një dënim. Fajtori mund të arrijë deri atje, sa ta shohë gjyqin e personit të akuzuar gabimisht për krimin e kryer nga ai vetë.

Vendimi i fajësisë së tjetrit e lehtëson. Qesh kur policët dhe prokurorët përgëzojnë veten dhe njëri-tjetrin. E gëzon fakti se po lejon burgosjen afatgjatë, madje edhe ekzekutimin, e një njeriu të pafajshëm.

Trevis Bojeti është ky njeri (ose: është një njeri i tillë).

Në vitin 1998, në qytetin e vogël Slon të Teksasit Lindor, ai rrëmbeu, përdhunoi dhe mbyti një nxitëse tifozësh mjaft të njohur të shkollës së mesme. E varrosi trupin e saj me qëllim që askush të mos e gjente dhe më pas, pa me habi policinë dhe prokurorinë teksa arrestonin dhe dënonin Donte Drumin, djalosh vendës, yll i futbollit, dhe e çuan forcërisht në krahun e vdekjes.

Tanimë kanë kaluar nëntë vjet. Trevisi sapo është liruar nga burgu, ku vuajti dënimin për një krim tjetër dhe ndodhet në Kanzas; ndërkohë mbeten veçse katër ditë para ekzekutimit të Dontes.

Trevisi vuan nga një tumor i paoperueshëm në kokë. Për të parën herë në jetën e tij të mjerueshme, vendos të bëjë gjënë e duhur dhe të rrëfehet.

Por, si mundet një fajtor të bindë avokatët, gjyqtarët dhe politikanët, se po ekzekutojnë një të pafajshëm?

“Ligji e ka në natyrë të krijojë drama, ndërkohë që produkti i ri i Grishamit premton një vështrim nga brenda të makinerisë së pistë të procesit dhe të pushtetit, shoqëruar nga zbavitje pa fund.”

LOS ANGELES TIME

“Pas çdo libri të ri, e vlerësoj edhe më shumë Grishamin, me kritikat e tij të guximshme ndaj sistemit ligjor, mëshirën që ndien për humbësit, si dhe vullnetin për të eksploruar drejtime të reja.”

ENTERTAINMENT WEEKLY

“Xhon Grishami është rrëfimtari më i mirë që kemi tani për tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

NEW YORK TIMES BOOK REVIEW

“Një legjendë e vërtetë letrare ligjore.”

USA TODAY

Data sheet

pages523
ISBN9789994304936
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElona Mistrovica
RomanMister&Thriller
I ri1