Nga autori më i shitur amerikan i zhanerit thriller, "Apelimi" është një histori e fuqishme dhe tronditëse e kohës sonë, që tregon për intrigën politike dhe juridike.
Një tjetër roman thriller brilant nga John Grisham. The Boston Globe shkruan për këtë roman: Mjeshtëror, një thriller që të bën për vete
Miç Mekdiri është i ri, inteligjent dhe ambicioz. Kur punësohet nga studio ligjore Bendini, Lambert, & Locke mendon se kjo punë do e çoj drejt parave dhe pushtetit. Por shumë shpejt Miç zbulon që firma po përgjon telefonatat e tij dhe FBI po e kërkon. Paraja dhe pushteti kanë një çmim, i cili në këtë rast mund të jetë jeta e Miç.
Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
"Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij.
Përpara romanit Firma, që e bëri autorin më të dashur amerikan, John Grisham shkroi këtë histori gozhduese të ndëshkimit dhe të drejtësisë. Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatërrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
Një provincë e vogël goditet nga krimi dhe korrupsioni që përpiqet të mbyllë gojën e shtypit. Lufta mes së mirës dhe të keqes duket e vështirë dhe e pafund. Por deri kur? John Grisham vjen përsëri në shqip me përvoja jetësore nga bota e krimit dhe si një përshkrues i përsosur i proceseve gjyqësore amerikane.
Në orët e tij të fundit në detyrë, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme, nga ato të minutës së fundit.
Romani Ortaku, i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane. Dhe ndërsa kthehet në atdhe për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij, ai përgatit...
Në kohën kur po ekzekutohej një person i pafajshëm, Trevis Bojeti, përdhunuesi dhe vrasësi i nxënëses së gjimnazit, reflekton dhe vendos të tregojë të vërtetën e krimit, duke e çliruar nga akuzat e padrejta Donte Drumin. Ky rrëfim i vrasësimit, pendesa e thellë e tij dhe i gjithë rrëfimi vjen përmes një tjetër kryevepre të Grishanit, i ardhur në shqip nga...
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.
Të fshehtat e suksesit të Grishamit nuk janë aspak të fshehta. Ato janë dy: ritmi i tij, i cili shtrihet nga i shpejtë në marramendës, vdekjeprurës, dhe tema e zgjedhur prej tij – njeriu i zakonshëm përfshihet në një konspiracion të madh dhe në fund del fitimtar.
Një përrallë klasike për kohët moderne, "Të mos festosh Krishtlindjet" sjell një këndvështrim gazmor të gjullurdisë dhe emocioneve që gjithmonë bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale. Prandaj, ky libër e ka lexuesin në fundviti më shumë se asnjëherë tjetër...
Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
#1 New York Times bestselling author John Grisham delivers high-flying international suspense in a stunning new legal thriller that marks the return of Mitch McDeere, the brilliant hero of The Firm.