Reduced price! Spiunia View larger

Spiunia

Paulo Coelho TO0296

New product

Përshkrim i shkurtër

Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.

More details

25 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235688

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.

Ajo është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj: balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të pasur e të fuqishëm, në gjendje të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e aristokracisë parisiene. Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H21, emri i koduar që i caktuan gjermanët gjatë luftës.

E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paragjykimet e shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes.

I vetmi faj i saj: ishte një grua e lirë.

PJESË NGA LIBRI

Jam një grua e lindur në kohën e gabuar. Dhe këtë asgjë s’mund ta ndreqë. Nuk e di a do ta ruajë e ardhmja kujtimin tim e, në qoftë kështu, shpresoj të mos mbahem mend si viktimë, por si një njeri që i zgjodhi me kurajë hapat e vet dhe pagoi pa frikë çmimin që i caktuan.

* * *

Këshilla e parë është, ndoshta, më e vështira për t’u pranuar, sepse nuk ka të bëjë me shfaqjen: mos bini kurrë në dashuri. Dashuria është helm. E dashuruar nuk do ta keni jetën në dorë, sepse mendja dhe zemra juaj do t’i përkasin dikujt tjetër. Vetë ekzistenca juaj do të jetë në rrezik. Do të bëni gjithfarë gjërash për të mbrojtur njeriun e dashur, aq sa do të harroni edhe konceptin e rrezikut. Ndjenja e padepërtueshme dhe e rrezikshme, që quhet “dashuri”, do të fshijë gjithçka që do të jeni, për t’i lënë hapësirë një figure që do të mishërojë çdo dëshirë të atij që do të dashuroni.

 

Data sheet

pages208
ISBN9789928235688
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13x20
PërkthyesiErion Gjatolli
RomanMister&Thriller
I ri1