Plani B View larger

Plani B

Sheryl Sandberg, Adam Grant A-001711

New product

Përshkrim i shkurtër

Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233530

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë.

“Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë.” Adam Grant, një psikolog i universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t’i formojë secili prej nesh.

Në librin “Plani B” ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën – dhe ditarin – e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij.

Megjithatë “Plani B” shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla si sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë.

Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës.

“Plani B” na mëson si t’i ndihmojmë të tjerët, kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një veprimtari festive që përfshinte fëmijët dhe baballarët. “Dua Dejvin”, qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, “Nuk ka më Plan A”, dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B.

VLERESIME

“Bujar, i çiltër, mallëngjyes. Libri “Plani B” shfaq një anë të karakterit të Sandberg-ut, dëshirën e saj për t’i ndihmuar të tjerët. Ky është një prej atyre librave që do të kalojë dorë më dorë dhe do t’u falë qetësi lexuesve... Dëlirësia dhe thjeshtësia me të cilën ka ndarë dhembjen e saj është një lloj dhurate... I dobishëm dhe prekës.”

— The New York Times

“I çiltër, optimist... Sandberg u përcjell lexuesve shumë nga ato që ka mësuar për vuajtjen. Në thelb të tij, libri ndihmon ata që kanë rënë në dëshpërim: një libër udhëzues si për ata që e kanë përjetuar vetë humbjen, ashtu edhe për ata që u qëndrojnë pranë.”

— The Economist

“Këtë libër ia këshilloj çdokujt nëpër botë. Asnjë prej nesh nuk mund t’i shpëtojë trishtimit, humbjes dhe zhgënjimeve në jetë, prandaj mundësia më e mirë që kemi është të gjejmë Plani tonë B.”

— Malala Yousafzai, Fituese e çmimit Nobel për Paqen

“Sheryl-i e përshkruan përvojën e saj zemërthyese me një ndershmëri të rrallë. Ajo dhe Adam-i e shndërrojnë këtë histori personale në një udhëzues praktik dhe domethënës për çdokënd që po përpiqet të rimëkëmbë jetën, komunitetin apo biznesin. Vështirë të komunikosh me lexuesin, por është edhe më e vështirë ta ndihmosh të bëjë hapa konkretë drejt një të ardhmeje më të mirë. “Plani B” i bën të dyja këto.”

— Bill dhe Melinda Gates, bashkë-kryetarë të Fondacionit Bill & Melinda Gates

“Sheryl Sandberg është aq e mençur, e ndershme, zbavitëse dhe praktike, saqë do t’i hyjë shpejt në zemër lexuesve. Ky libër për jetën e saj private është më shumë se një libër kujtimesh; ndonëse i mbushur me skena të dhembshme, ato janë në të njëjtën kohë strategji të fuqishme për të përballuar jetën, kur bota jonë është kthyer përmbys.”

— The Washington Post

Fragmente nga libri

1) “Lërmë të bie, nëse duhet të bie. Njeriu që do të bëhem, do të më ngrejë sërish në këmbë."

2) Çdonjëri nga ne vlen shumë më tepër se gjëja më e keqe që ka bërë.

3) Forcën duhet ta kërkojmë thellë brenda vetes dhe te njerëzit më të afërt, te mbështetja e tyre. Atë e gjejmë te mirënjohja për të mirat që na ka sjellë jeta, por edhe te pranimi i vuajtjes. Mjafton të analizojmë se çfarë duhet të bëjmë që ta përballojmë dëshpërimin. Nganjëherë, nuk jemi dhe aq të aftë për ta bërë këtë. Herë të tjera ia dalim mbanë lehtësisht. Mësova se kur jeta na vë përfund, ne mund ta shkelmojmë dhe ta çajmë sipërfaqen e këtij fundi dhe të marrim frymë sërish.

4) Kur iu shmangesh ndjenjave, nuk do të thotë se po i mbron ato.

5) Ai që ka një arsye për të jetuar, mund të durojë pothuajse gjithçka.

6) Kur na mbyllet një derë lumturie, na hapet një tjetër; por shpesh ne i mbajmë sytë kaq gjatë tek ajo derë e mbyllur, sa nuk e shohim këtë të renë që na është hapur përpara.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages566
ISBN9789928233530
Shtëpia botueseOption B
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiDiana Çuli
I ri1