Jakov Milaj BGJ0266
New product
Autori i librit “Raca shqiptare, studim antropologjik dhe historik”, Jakov Milaj sjell në këtë libër kujtimet e tij në periudhën e studimeve të gjimnazit në qytetin e Shkodrës. Sipas studiuesit Ardian Ndreca, “këto kujtime përbajnë nji dëshmi pasunuese jo vetëm për Gjimnazin Shtetnor të Shkodrës por për gjithë hapsinën urbane të qytetit e për atë kohë, që në nji farë mënyre përfaqson nji belle epoque të shekullit të XX.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet Shkodra | |
| ISBN | 9789928370310 | |
Në hyrje të librit, në një mesazh pë Muzeun Historik – Shkodër, vetë autori, Jakov Milaj shkuan:
“Kujtimet që jam duke shkruar kanë lidhje me Shkodrën, ku kam jetuar në vitet 1926 – 1931 si nxnëës gjimnazi.
Vendosa t’ju a dërgoj këtë pjesë, jo pse i bindur se ka ndonjë vlerë letrare ose historike, por pse, si paraqitje e një periudhe tashmë të largët, mund të vlejë për të plotsuar një kuadër më të plotë të viteve njëzetë.
Janë kujtimet e një adoleshenti 15 – 20 vjeçar ruajtur e përpunuar nga truri i një plaku që i ka kaluar të shtatëdhjetat. Qëllimi ka qenë i mirë: të shprehë dashamirësinë për shokët e mij të vjetër, dhe të vë në dukje karakteristikat e bukura të shoqërisë së atëhershme, duke u kundërvënë edhe të metat e botës së mykur. Në to ka, padyshim, edhe pasaktësira, ku ka ndikuar harresa, edhe interpretime të gabuara.
Do të më vinte mirë sikur këtë shkrim t’a lexonin disa nga moshatarët e mi dhe t’a plotsojnë me mungesat. Shënimet e tyre do t’i shërbenin historisë së afërt të qytetit t’uaj bujar.
Me respekt
Jakov Milaj
Fier, më 22 maj 1983
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 180 |
| ISBN | 9789928370310 |
| Redaktori | Ardian Ndreca |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Shkodër |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |