Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
Ky tekst eshte pergatitur nga autoret nga Shqiperia dhe Kosova dhe eshte miratuar nga institucionet arsimore te te dy vendeve. Autore te teksteve jane: Xhevat Lloshi, Shpëtim Elezi, Natasha Pepivani, Naim Berisha, Mirela Tërova, Vehbi Kadriu, Alida Thaçi
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Festa e Abetares është FESTA E LEXIMIT. Pas saj vijnë pushimet verore, kur kemi mjaft kohë për të lexuar. Ndaj vjershat e kësaj feste i kemi krijuar me temën e pushimeve verore. Kjo e bën që skena me botën ujore e nënujore, veshjet e fëmijëve dhe loja teatrore të bëhen më unike e të këndshme dhe Festa e Abetares e paharrueshme.