Nata me hënë View larger

Nata me hene

Ismail Kadare BO0142

New product

Përshkrim i shkurtër

Në romanin në fjalë gjithçka nis nga një mistifikacion i vogël, i kurdisur prej armiqve të Marianës dhe pak nga pak merr përmasa të tilla, që gati prekin tragjedinë e që, nga disa aspekte, na kujton “Shakanë” e Milan Kunderës.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992759348

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kur Ismail Kadare shkroi “Nata me hënë” mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e “Koncert në fund të stinës”, tre vjet më parë.

Në këtë rast kishte qenë pak pas “vetëvrasjes” misterioze të kryeministrit. E vërteta është se “Nata me hënë” nuk është një roman i pafajshëm. Ai tingëllon si një mbrojtje për respektimin e individit përpara kësaj “neve” mbytëse, përgjuese, oruelliane.

Shoqëria e gjurmon jetën private të heroinës, vajzës së re Mariana, dhe regjimi përzihet në çështjet morale të grigjës së vet, i kolektivizon fatet njerëzore. “Pasi kujtoi edhe një herë shqetësimin e Partisë për lumturinë e njerëzve”, lexojmë në kapitullin IX.

Mariana është viktimë e një hetimi të vërtetë të jetës së saj private, që është e sanksionuar me një superstrukturë, që jep diploma të sjelljes së mirë apo qorton, siç e kemi parë tashmë te “Dimri i vetmisë së madhe”, pas prishjes së fejesës së Besnikut me Zanën.

 

Data sheet

pages112
ISBN9789992759348
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanPsikologjik