Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: “Librin e Magjive”.
Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...
Për lexuesit e vegjë vijnë historitë gazmore të një derrkuceje të vogël me emrin "Olivia". Për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.
Botimi “Tirana e vjetër” me autor Gazmend A. Bakiu është konceptuar njëkohësisht si album; në këtë mënyrë Tirana e vjetër bëhet më e perceptueshme dhe më konkrete.
Lënda e këtij vëllimi është nxjerrë nga Letrat morale drejtuar Lucilit, përkatësisht librat X-XIV, e cila është kryevepra e Senekës nga pikëpamja filozofike, edukative dhe artistike.
Anila Dushi ka sjell nje liber monografi dedikuar Pavlina Manit, aktores se mirenjohur shqiptare e cila prej vitesh jeton ne SHBA. Kete liber autorja Anila Dushi thote se e ka konsideruar nje mal per tu ngjitur por nuk u lodh asnjehere pasi ndihet e plotesuar qe ka shkruar per nje artiste te madhe, nder me te shquarat e aktrimit shqiptar e rreshtuar ne...
“DO TË SHKOJMË ME PUSHIME dhe që të tre, babi, mami dhe unë, po fluturojmë nga gëzimi”.
Pas suksesit me romanin Anja”, Ahmet Premçi vjen me një tjetër sagë nga realiteti shqiptar, e ngjashme me mjedisin mafioz të Italisë së jugut, rrëfyer nga romancieri Leonardo Sasha. Raportet mes mafias dhe pushtetit vijnë përmes aftësisë së autorit për të gdhendur personazhe që mbesin gjatë në kujtesën e lexuesit.
Mangu dhe Bizu bënin një jetë të qetë në shkurrnajën e ahut. Një ftesë e dyshimtë nga teto Kasandra i nxjerr nga rutina e përditshme. Pavarësisht mosbesimit vendosin ta pranojnë, por kur mbërrijnë në rrjetën e tetos, ajo është zhdukur. Shtëpia ishte krejtësisht e përmbysur, sikur të kishte ndodhur një përleshje. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mangu dhe Bizu...
Libri "Gra të përgjithshme" është një udhëtim përmes historish në jetën e "femrave të fshehura të qyteteve". Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane pati një koncept tjetër mbi kënaqësinë seksuale. Lamtumirë ide të Solonit mbi barazinë e të gjithëve në të bërit seks! Lamtumirë seks demokratik! Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të...
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të...
"Rrëfenjat e gjyshit" është përmbledhja me përralla, shkruar nga autorja Voula Stampelou. Personazhe zbavitëse, skica për të ngjyrosur sipas imagjinatës, pyetje dhe përgjigje që ndihmojnë fëmijët të shprehin emocionet e tyre, të bëhen sa më krijues, të njohin natyrën dhe botën përreth.
Billie Eilish është një fenomen. Është vetëm 18 vjeçe dhe ka arritur të fitojë pesë çmime Grammy. Hitet e saj të mrekullueshme i kanë tejkaluar nominimet dhe karakteri i saj i sinqertë pasqyron qëndrimet e një brezi të tërë. Billie-t nuk ia ndan dot sytë; performancat e saj janë magjepsëse dhe videoklipet e çuditshme të bëjnë për vete.
Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo ku kanë dhe një psotë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse me patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme të cilat shërbehen nga një robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e...
Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen.
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe...
Nga kolana e famshme ndërkombëtare për fëmijë, vjen edhe një tjetër libër i Tom Gejts. Ky libër ka plot gjëra fanstastike, histori gazmore, shaka plot kripë, aventura fëmijës, piktura fantastike. Prandaj ka marrë shumë çmime ndërkombëtare....
Aventura, histori tronditëse, të vendosura në kohën e sotme e në të kaluarën. Një vajzë, që jeton në Irlandën e viteve 90, befas gjendet në një kështjellë të një shekulli më parë. Si do të sillet Lusi përballë njerëzve të shoqërisë së lartë që e trajtojnë si shërbyese, dhe njerëzve të thjeshtë?
Botimi i libërthit “Çfarë është jeta” të Erwin Schrödinger i jep librit shkencor shqip dimensionin e munguar publik, me shpresën se do të ndiqet edhe nga shumë të tjerë të këtij lloji. Aftësia e Schrödinger-it për t’i parashtruar të gjitha tezat, në mënyrë të tillë që mund të lexohen edhe nga një jo-fizikan dhe, në përgjithësi, nga një jo-profesionist i...
Gazeta e shkollës të nxjerr të palarat është pjesë e serisë Shkolla ime e çuditshme. Në shkollën “Fill Orja” është “Dita e karrierës”. Zonja Lili, që është gazetare, dëshiron t’i ndihmojë fëmijët të bëjnë gazetën e tyre. Çfarë ndodh kur Ei Xhei dhe shokët e tij bëhen gazetarë investigues. Kush do të pushohet nga puna? Kush do të përfundojë në burg?
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Botimet Living prezantojnë librin më të ri "Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm" nga Martha Stewart. Një udhëzues praktik se si të kujdeseni për veten dhe të tjerët. Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeçare - frymëzohuni nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar...