Aventurat e Lira Belakua dhe Uillit,...
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Asnjë tregim nuk ngjan me tjetrin dhe lexuesi do të dyzohet, a t'i lexojë me shpejtësi apo të shijojë mençurinë dhe energjinë e harbuar të Chung-ut në çdo faqe. “Lepurushi i mallkuar” është një libër që bërtet ta lexosh natën vonë dhe që duhet të kalojë te duart më të afërta ditën tjetër.
Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore
Ky eshte nje nga vellimet me te arrira me poezi te Azem Shkrelit, pjese e programit shkollor ne gjimnaz. Pas nje periudhe mungese, Onufri e sjell kete botim per lexuesit ne Shqiperi, perfshire edhe gjimnazistet.
Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë.” Teuta d’Illyrie -Reine et pirate, prêtresse et amante Éditions Persée 2018
Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na' flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit.
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht.
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me...
Në "Lojën e Vjetër" ndodhin vrasje ... Disa gjymtohen nga arma e krimit të rrugës dhe shumë të tjerë janë të vdekur të gjallë nga krimi shtetëror. Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën...
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore...
Nuk luftova më, por agonia e shpirtit tim shpërtheu fund botshëm në një klithmë dëshpërimi të mbrame, të gjatë e deri në kupë të qiellit.
… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë.
Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmospheres së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e...
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës.
Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor