Enciklopedia Kadareane View larger

Enciklopedia Kadareane

Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta) A-005358

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313188

5 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Në hulumtimet kadareane, sa herë kemi hyrë në një linjë të caktuar, për të gjetur të dhëna të reja për përhapjen dhe vlerësimin e krijimtarisë, kemi gjetur një e disa linja, të lidhura në një sistem të pandërprerë, që zbulon vetveten. Prandaj, drejtimin tonë e ka prirë vetë vepra e metavepra kadareane.

Zanafilla e këtij libri ka qenë një ide-projekt më e thjeshtë: bibliografi e kriterit titullor-kronologjik, e shoqëruar me ballinat e disa prej romaneve më të botuara të Ismail Kadaresë, një origjinalizëm, thuajse i panjohur, i konkretizimit të tyre në artet figurative pamore.

Në rrethana më të përshtatshme, pas dy–tre vjetësh, lënda e përgatitur u rimor për t’u botuar. Atëherë nisëm kërkimin për të arritur në një këndvështrim të ri, sintetizues, prej nga të shpërfaqej në mënyrë tërësore e sa më të plotë, gjendja e tyre e tanishme, që është në një shkallare të lakmueshme. Përpara syve kishim disa fakte themelore, të pakundërshtueshme.

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga qindrat e botimeve dhe të ribotimeve, 1462, në 47 gjuhë, si dhe të rreth 3 mijë recensioneve dhe studimeve për të. Ne këto i dinim dhe një pjesë të madhe të thesarit të tyre i kishim në dorë. Kështu, hulumtimet dhe studimi na drejtuan vetiu në përftimin dhe sendërtimin e enciklopedisë së parë kadareane dhe, për më tepër, të enciklopedisë së parë shqiptare të këtij lloji, kushtuar një shkrimtari.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages656
ISBN9789928313188
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1