Fati po realizohej kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane?
Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
Nëntë vite përpara se fushata për senator ta shëndërronte atë në një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me ndikim në politikën e Amerikës, Barack Obama publikoi këtë libër të kujtimeve të tij emocionuese, i cili u bë libri më i shitur i New York Times me rihedhjen e tij në shitje në vitin 2004. Endrra nga im atë tregon historinë e përpjekjes së Barack...
Unë ju kërkoj falje që ndoshta u duk edhe ky ligjërim pedagogjik, por në këtë rast nuk di si të flas për shkak se është polarizuar Shqipëria në mënyrë të skajshme dhe me këtë gjuhë duhet ti qasemi problemit pak nga pak, ti qetësojmë gjakrat dhe të shikojmë ku është perspektiva. Perspektiva është aty para syve tanë, por ne nuk e shohim. Arbën Xhaferi
Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.