Në këtë libër, Gjerasim Qiriazi rrëfen historinë e vërtetë të rrëmbimit të tij dhe ato që ngjanë gjatë atyra muajve sa qe peng i kaçakëve. Ishte ai kalvar i dhimbshëm që nxiti vendimin e tij për t'i nxjerrë bashkatdhetarët e vet nga errësira.
Në këtë libër, Gjerasim Qiriazi rrëfen historinë e vërtetë të rrëmbimit të tij dhe ato që ngjanë gjatë atyra muajve sa qe peng i kaçakëve. Ishte ai kalvar i dhimbshëm që nxiti vendimin e tij për t'i nxjerrë bashkatdhetarët e vet nga errësira.
Ky është një libër krejt të veçantë për historinë e artit dhe historinë e Shqipërisë. Rrëfimet e një Shqipërie të bërë me mund ku Simon Rrota nuk shfaqet vetëm si mjeshtër i penelit, por edhe i fjalës. Libri është një udhëtim mbrapsht në kohë e hapësirë, një rrëfim i "vitas urbanis" , etnografik, arkitekturor, historik e shpirtëror i Shkodrës në vitet...
Merita e madhe e Franz Nopças qëndron në faktin se ai e kuptoi që çështja shqiptare po ngrihej dhe nuk ngurroi t`i përgjigjej sa më mirë që të ishte mundur. Rezultati është një vepër e një përmase të rrallë, produkt i një zelli të jashtëzakonshëm për punë dhe i një koncepti gjenial për çështjen shkencore.
Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas...
Historia e vërtetë e një grupi shokës! Droga dhe alkoli! Forca e një miqësie të sinqertë!
Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme,që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes, kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
Mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, tashmë dimë shumëçka. Dimë për prejardhjen e saj, vendlindjen, familjen, rrethin në të cilën jetoi, rrugën e rregulltarisë që mori, veprimtarinë e saj në Indi dhe kudo në botë. Mirëpo sado që dimë shumë mbi jetën dhe veprën e saj, prapëseprapë nuk mund të themi se jeta e Nënë Terezës përfshihet në një liber apo emision.
"Aq sa të bën për të qeshur, po aq edhe ta copëton zemrën." Charlie Brooker "Një libër i mrekullueshëm, me humor therës dhe të thëna pa dorashka." Dawn French
Është një libër i shkruar, herë-herë, edhe në formën e një ditari, të një lloji krejt të veçantë, që lexuesi ynë a kushdo qoftë ai, herë do të gjejë një rrëfim personal (orët e gjata në punë, kulturën e ushqimit, rreth veshjes etj.), e herë një rrëfim politiko-shoqëror të mbushur me ngjarje, kujtime, ndodhi të vogla e të mëdha, personazhe, takime të...
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori.
Në mbrëmjet pa emër, televizioni kishte programe të mërzitshme dhe fëmijët flinin me pulat. Gratë vazhdonin të lanin rrobat që kishin mbetur pa larë ditën e diel, kur fëmijët dhe bashkëshortët kishin shkuar te Kopshti Zoologjik. Pjatat dhe përplasja e tyre e kujdesshme më tringëllijnë ende në veshë. Cigaret e tim eti dhe perdet që rënkonin nga nikotina....
“Udhëtim në tri kohë” është një dialog i profesorit të njohur të ekonomisë, Adrian Civicit me Alda Bardhylin, mbi tre periudha të rëndësishme të Shqipërisë së një shekulli, komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin.
Ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, sjell në një libër rrugëtimin e tij politik. Ai është konceptuar në formën e një bashkëbisedimi me gazetarin Bashkim Hoxha, ku Topi flet për karrieren e tij politike brenda PD-së, raportet me Berishën, ngjarjet e mëdha në Shqipëri si viti 1997 apo 21 janari 2011 dhe kohën e drejtimit të presidencës.
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve të cilët, si pothuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të...
“Si munde të ndash shtratin me atë përbindësh?”, më pyeti një nga viktimat e tim shoqi, Pablo Eskobarit. “Ishe bashkëfajtore apo viktimë? Pse s’bëre asgjë? Pse s’e le? Pse s’e denoncove?”
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares.
Përmes një jete plot dhimbje, tradhti dhe humbje, vjen libri i ri i Xhon Alite, “Ora e zezë”, një histori shprese, shërimi dhe shpëtimi. Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të...
Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër nga UET PRESS. Raportet personale dhe një histori tjetër e Bllokut ndryshe, parë përmes raporteve njerëzore të njerëzve që jetonin aty, por dhe një gjykim i kohës përmes penës së një njohësi të mirë të saj.
Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit e themeluesit të kompanisë Nike. Udhëtim i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund dhe dashurinë.
Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet: “Brenga ime shqiptare” rrëfen udhëtimin e Aldos dhe të dajës së tij, Xhakomos, të cilët kthehen në Shqipëri pas dyzet e katër vjetësh.
Në Gadishullin Ballkanik ekziston një popull, i cili nuk ka jetuar për veten e tij, por roli i të cilit nëpërmjet shekujve ka qenë furnizimi pa pushim i kombeve fqinj me lëndë njerëzore.
"Një rrëfim i fuqishëm për dashurinë dhe dhunën, për forcën që mbart lidhja e gjakut dhe fuqia e imagjinatës. “Shkolla e rrugës” është një autobiografi e denjë për t'u renditur në krah të klasikëve.
Gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu vjen me një libër të ri para lexuesit, i cili ka një dimension autobiografik. Libri rrok ngjarje, personazhe dhe realitetin e Tiranes.
“Cironka” është një libër kujtimesh familjare, një libër formimi, ku tregohet se familja dhe figura e babait mbeten të rëndësishme në jetën e çdokujt.
Ky libër sjell rrëfimin e sinqertë të modeles shqiptare të suksesshme nëpër botë, Anxhela Martini ku flet për të kaluarën e saj si dhe të nënës së saj. I publikuar në fillim në anglisht, tashmë “Dashuri, shpresë, dritë” është publikuar edhe në shqip nga botimet Dudaj.