Ne kete set me libra te magjishem ne...
Ligji i gravitetit bart dhe ruan harmoninë e udhës së trupave qiellorë nëpër pafundësi, ndërkohë që dashuria bart dhe ruan harmoninë në jetën e gjeniut Stivën Hoking, teksa ai endet mes tyre pambarimisht. Rrugëtim mes yjesh, shkencë, kërkime, zbulime, art dhe emocione pa fund, që përçohen prej dëshmisë së gruas që u magjeps nga shkëlqimi i këtij ylli...
“Diplomat me pahir” është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me...
Ky libër sjell historinë rreth 35-vjeçare të misioneve franceskane në Shqipëri në periudhën 1873 – 1898. Misionari Apostolik në Shqipëri, At Pierbattista Grumelli ka mbajtur shënime gjatë asaj periudhe dhe i ka shkruar në një ditar, të cilat vijnë të përkthyera nga Prof. As. Dr. Vincens Ndoc Marku, ndonëse ka pasur edhe ndonjë mangësi në dokumentet që...
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
Rilindja e Dritëroit të madh përmes kujtimeve të miqve. Moshatarë me të, apo shumë më të rinj. Por sa e papërfillshme diferenca e moshës. Bashkëudhëtarë në shtigje të njëjta apo nevojtarë në kërkim të një dritërreze dritëroiane? Në dy epoka të jetuara ndryshëm, rrëfime të ndjera plot emocion për Dritëroin mik, shok, Njeri...
“Kështjella prej xhami” është një autobiografi e shkëlqyer dhe argëtuese, e cila do t’ju njohë me një familje sa të çuditshme, aq edhe unike. Ky libër portretizon mjeshtërisht një familje të veçantë, por shumë besnike. Xhaneta Uolls e tregon historinë mjeshtrisht në këtë roman.
Një autobiografi ose Historia e eksperimenteve të mia me të vërtetën
Per here te pare vjen para lexuesit nje tjeter pamje e Adolf Hitlerit. Fotografi i tij, Heinrich Hoffmann rrefen miqesine e ngushte me njeriun qe trazoi boten, duke u ndalur tek ana e panjohur e tij. Ky liber vjen i perkthyer nga Bujar Hudhri dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
Të ruash paqen në Shqipëri dhe në Kosovë është një vepër që eksploron përpjekjet e bashkërenduara për të rindërtuar dhe modernizuar shoqëritë që kanë shenja nga e kaluara e tyre komuniste, pas trazirave dhe përplasjeve shoqërore.
Autori Bamir Topi, ish-president i Republikës, është i njohur për lidhjen e fortë emocionale me kryeqytetin, vendlindjen e tij, por dhe për angazhimin politik në dekadat e tranzicionit shqiptar. Ndjeshmëri, qasje, këndvështrime dhe analiza janë elemente të strukturës së këtij libri me një nëntitull intrigues, “Doktrina politike e racizmit social mbi...
“Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë dhe një botim cilësor. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë që 70 vjet më parë, i shoqëruar gjithashtu edhe me fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë.
Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
Në librin Gratë për të cilat mendoj gjatë natës, Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës.
Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta
Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapur.
Libri prej më shumë se 400 faqesh, botim i “Tirana Times”, paraqet jetën e autorit nën komunizëm dhe lirinë që ai gjeti në Amerikë.
Një libër i pasur me kujtime, që dëshmon rrugëtimin e vështirë drejt pavarësisë së Kosovës dhe protagonizmin e Diasporës, me fakte që nuk i dimë; takime, lobim, qasje të guximshme dhe sfiduese, tension, përgjegjësi dhe emocione intensive... në nivelet më të larta të vendimmarrjes amerikane. Një libër që teksa rrëfen çlirët, të zhvendos emocionalisht në...
Shtepia botuese Franceskane sjell ne nje vellim te vetem te gjithe sagen me 3 vellime Rrno vetem per me tregue, te At Zef pllumit, - vleresuar si deshmia me tronditese e shkruar ne shekullin e XX nga kleriku katolik. Ky botim special eshte pergatitur nen redaktimin e Aurel Plasarit.
Kjo autobiografi ka nisur të shkruhet me dashurinë më të madhe për Shqipërinë dhe gjithë ata që kanë mbështetur ngjyrat kuqezi pa asnjë interes. Me dëshirën e madhe për të rikthyer sadopak këtë mbështetje ndaj çdo shqiptari, kemi vendosur që gjysma e të ardhurave që do të përfitohen nga shitja e këtij libri të jepen për familjet në nevojë.
Shtepia botuese Dudaj sjell kujtimet e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, - nje reflektim i thelle per politiken franceze, per raportet me parardhesit dhe per sfidat e medha te drejtimit te nje vendi si Franca.
Të gjithë i njohim këta emra të rëndësishëm për gjurmët e pashlyeshme e veprat e lëna pas, por pak dimë për ndjenjat e tyre intime. Plot stil, sublime, të shprehura bukur dhe me një ndjeshmëri të madhe, jua sjellim të përmbledhura disa prej letrave më të famshme të tyre, drejtuar më të dashurve të jetës.
Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante.