Udhëzuesi për Praktikat më të Mira të Tracy vjen në formën e 100 ligjeve të kuptueshme dhe të lehta për tu zbatuar në lidhje me fushat kritike të punës dhe biznesit. Ai gjithashtu ofron shembuj nga jeta reale që ilustrojnë qartë se si funksionon secili prej ligjeve, dhe gjithashtu i ofron lexuesit ushtrime se si t'i zbatojmë këto ligje në punë dhe jetë.
“Delfini, tregimi i një ëndërrimtari” është alegoria më e bukur e individit që kërkon të arrijë maksimumin në jetë përmes ambicjes, guximit dhe pasionit. Ky libër është shitur mbi 10 milionë kopje në mbarë botën, është botuar mbi 50 gjuhë dhe vjen së fundi edhe në shqip.
Ky është një libër për lumturinë. Si ta gjeni, ta ndiqni dhe ta ruani përgjithmonë. Libri ka fituar statusin e bestsellerit ballkanik në një kohë rekord.
Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.
Ky është ndër librat më të fuqishëm që shpjegon përmes fakteve dhe analizave fuqinë e koicidencës në jetën tonë. Ccdo gjë ndodh për një shkak, paccka se secili prej nesh këtë të dhënë mund ta ketë në nënvetëdije. Cassin ka mbledhur dëshmi dhe shembuj të shumtë nga histora e personazheve dhe ka përpiluar një teori parashikimi të rastësisë.
Një analizë e shkëlqyer e bashkëjetesës së njeriut me mitet, besimet dhe bestytnitë e krijuara në shekuj prej tij. Për autorin mitologjia ështe kënga e Universit, muzika e sferave. Pushteti i mitit është një spjegim vezullues i botës letrare të shpirtit,thuhet në pasthënien e librit.
Bertrand Russell është një nga mendjet më të zgjuara të mendimit të shekullit të XX dhe në këtë sprovë ka tentuar që të sjellë një qasje tjetër ndaj botës dhe qenies. Këtu kemi të bëjmë me një guidë për lumturinë njerëzore. Russell premton se duke e lexuar këtë libër lexuesi do ta bëjë jetën e tij më të gëzuar.
Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm....
Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje shumë e mençur; Në të jeten këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal