Ky set përmban tre prej librave më të...
Në serinë e hulumtimeve në burime historike “Shqipëria dhe Shqiptarët”, vëllimi 3 fokusohet në aftësinë shtetformuese dhe në formacionet shtetërore të shqiptarëve në epoka të ndryshme, duke u përqendruar më tepër në dy periudhat më të spikatura në këtë drejtim, siç janë koha e Principatave dhe ajo e Pashallëqeve të Mëdha të Shkodrës dhe Janinës.
Ndërsa vëllimi 4 i Serisë “Shqipëria dhe shqiptarët” e hulumtuesit Gent Ulqini, sjell të dhënat e mbledhura në një literaturë të bollshme mbi kolonitë shqiptare jashtë vendit, duke u fokusuar më tepër tek Arbëreshët e Italisë dhe tek Arvanitët e Greqisë.
Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...
Një analizë e mprehtë e faktorëve politikë, ekonomikë, kulturorë e deri gjeografikë, që përbëjnë Jugosllavinë e kohës, me një largpamësi që mund të projektohet edhe në periudhat vijuese të jetës së këtij shteti, bën të mundur të kuptohet drejt dhe të qartësohen shumë qëndrime e lëvizje të kohës edhe në mjedisin politik të brendshëm shqiptar, duke i...
Pio Bondioli hedh një vështrim mbi Shqipërinë, tashmë pjesë e Imperia romana-s (viti 1939, koha kur publikon librin e tij), dhe bën një analizë të hollësishme në të gjitha aspektet e saj, deri gjeografike, ekonomike, etnografike, e padyshim edhe politike në raportet e saj me Italinë dhe shtetet e tjerë ballkanikë.
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
Lënda e këtij vëllimi është nxjerrë nga Letrat morale drejtuar Lucilit, përkatësisht librat X-XIV, e cila është kryevepra e Senekës nga pikëpamja filozofike, edukative dhe artistike.