Ky liber sjell historine reale te jetes se izraeliteve ne Shqiperi permes rrefimit te Josef Jakoel, i cili ka lene nje deshmi te jashtezakonshme per mbrojtjen qe iu jane bere hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore
"Kulla e Sahatit" është një ese semiotike, me nota personale, e cila I kushtohet Tiranës dhe qendrës së saj, të shkruar, të fshirë dhe të rishkruar sa e sa herë nga politika, duke u përqendruar në vitet 1960-1980. Lexuesit të sotëm nuk do t’i shpëtojnë paralelet dhe analogjitë e shumta me çfarë po ndodh sot në Tiranë; pa çka se ky aktualitet i esesë nuk...
Një ndër heroinat më të dashura të letërsisë për fëmijë, MATILDA vjen më në fund në shqip, pas tre librave të tjerë fantastikë të autorit ROALD DAHL: “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Gjiganti i Madh i Mirë” dhe “Shtrigat”. Libri vjen i përktheu nga origjinali anglisht prej Beti Njuma. Ilustrimet bardh e zi janë realizuar nga i famshmi Quentin Blake
Bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë, Anisa Markarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo studioi mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit...
Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.
Ky botim del nga kornizat standarde të katedrave akademike dhe shtron një çështje urgjente: studimin e gjuhës shqipe. Është thirrje për një metodë të re të studimit të gjuhës tonë si dhe vetëdijësimin e shqipëfolësve në përdorimin e gjuhës sipas situatave gjuhësore në të cilat komunikojnë. Njëherësh, Ledi Shamku – Shkreli apelon edhe për thjeshtimin e...
“Ti je gjuha që flet” është ndër botimet fare të rralla teorike në shqip mbi tipologjinë gjuhësore. Afërmendsh që koncepti “tipologji” gjendet në ravgimet gjuhësore albanologjike, por vetëm si term i gjuhësisë historiko-krahasuese apo asaj të arealeve.