"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Femra është viktima e parë e realitetit të romanit. Skenat e veprës gërshetojnë tragjizmin, neverinë realiste, grotesken, komiken dhe dhimbjen se ajo që lexon është një realitet që përjetohet çdo ditë.
Romani i ri i Janush L. Vishnjevskit "Bikini", i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.
Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj.
Malaparte thotë se shteti totalitar është një shtet ku gjithçka jo e ndaluar, është e detyrueshme. Përkufizim sa i butë, aq dhe i pamëshirshëm.
Ngjarjet zhvillohen në kufijtë që ndajnë Lindjen me Perëndimin, në brigjet e detit Kaspik, në qytetin multietnik Baku. Aliu është një mysliman azerbaxhanas, i cili ka trashëguar nga të parët e tij dashurinë për stepat e paanë dhe legjendat e trimërisë. Ninoja është një vajzë shumë e bukur gjeorgjiane e besimit të krishterë, me kulture dhe ndjenjë...
"Puthësi i paligjshëm" është romani i parë i shkrimtarit 20 vjeçar Azem Deliu. Një roman i shkurtër që rreket të rrëfejë mbi konfliktin e individit me shoqërinë, të dashurisë me politikën, të filozofisë me religjionin etj.
Si një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmor dhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne. Bota artistike përfshin edhe një realitet racist dhe kseonofobik mes shqiptarëve dhe grekëve, dhe ndjesitë e frikës që vërtiten në...
Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Romani “Fitimtarët” e Danielle Steel është një tjetër kulm artistik në veprën e saj. Ajo sjell në mënyrë të fuqishme historinë e një skiatoreve që mbetet e paralizuar dhe bashkë me të atin i kapërcejnë të gjitha fatkeqësitë dhe shndërrohen në burim frymëzimi edhe për të tjerët në mënyrën sesi duhet sfiduar jeta
"Akabadora - Nëna e fundit" ka fituar gjashtë çmime letrare, midis të cilave çmimet: “Campiello” (2010), “SuperMondello” (2010) dhe “Dessì” (2009). Romani është përkthyer në 20 gjuhë të botës dhe ka shitur me mijëra kopje, pasi sjell në mënyrë mjeshtrore alkiminë e moshës
Një libër i rrallë që sjell fatin e një vajze kineze e cila ndëshkohet nga familje, vuan martesën e paravendosur dhe në fund gjen ngushëllimin me Lulen e Dëbores me të cilën këmbejnë mesazhe në erashkë, duke rrëfyer ëndrrat dhe përcjellë shpresat
Tomas Eloy Martinez ka shkruar një roman tronditës që përmbledh shpirtin e tangos dhe, njëherazi, zbulon një Buenos Aires, ku realiteti shtrihet mbi intriga pafund.
"Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve....
Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t’u ringritur, pasi e gjithë bota t’i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?
Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge dhe atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot.
Kjo është vepra e parë në prozë e Ismail Kadaresë, e cila është shkruar gjatë kohës që ai ishte student në Moskë, por më pas kur u kthye mbeti në dorëshkrim dhe u botua pas viteve ’90. Personazhi ynë, një mësues që shkon në një qytezë, është rebel, aventurier, pasionant për femrat, dhe që sajon lloj lloj gjërash për tu transferuar drejt kryeqytetit
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
...Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Në Paris, Znj. Dudevant vdes. Po Zhorzh Sandi bëhet i njohur si një djalosh i fortë e plot jetë, për hir të Indianës, romanit të parë.
Ky roman bazohet mbi një histori të vërtetë: atë të gjermano-hebrejes Charlotte Salomon, e cila kishte kaluar tragjedi vetëvrasjesh në familjen e saj dhe vendos të shëroojë veteveten duke u pasionuar pas pikturës. Por ajo bëhet viktimë e torturave naziste dhe vdes në moshën 26-vjeçare, teksa ishte shtatzënë në burgun e Autshvicit. Këtë histori...
Ky është romani i parë që ka shkruar George Sand, pa bashkëpunëtorë. Nuk është vetëm një romancë e gjallë, por edhe një kërkesë e zjarrtë për ndryshim ndaj pabarazisë së ligjeve franceze të kohës për martesën, duke sjellë një këndvështrim të ri rreth gruas. Ai sjell historinë e një vajze të re, të bukur dhe të pafajshme, e martuar me një njeri shumë më të...
Romani "Ëndrra komuniste" në rrafshin e rrëfimit mund të trazojë nga befasira të vrazhdëta. Dhimbja që ndjen do të ketë më shumë forcë shprehëse, më shumë dritë të vërtete në kohën kur kriticizmi i shkrimtarëve, i intelektualëve, artistëve dhe mentarëve nuk përfillet ende nga politika. Në kohën kur udhëheqësit e shtetit me tepri janë “bebet” e komunizmit...
Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, mes maleve të Jugut, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si...
Kjo vepër është botim post mortum i autorit, pas më shumë se 15 librave që ka shkruar në prozën e shkurtër dhe në gjininë e romanit. Ky roman konsiderohet një rikthim artistik i autorit, ku rrëfehet një histori dashurie në kohën e diktaturës....