Cmim i reduktuar! Dy klasiket moderne ne nje Shiko më të madhe

Dy klasiket moderne ne nje

Philip Roth, Haruki Murakami A-000509

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Philip Roth dhe Haruki Murakami jane nder shkrimtaret me te rendesishem te diteve tona. Veprat e tyre te ardhura se fundi ne shqip nga Skanderbeg Books, “Pas termetit” dhe “Nje njeri i zakonshem” i kemi bere bashke ne nje set, per t’ua rekomanduar si pjese te leximeve ne ditet e pushimeve verore, duke qene te bindur se kemi mbledhur bashke ne nje dy vepra te letersise se diteve tona

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books

1 440 Lekë

-10%

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Nje njeri i zakonshem” nga Philip Roth

Nje tjeter arritje romanore e Philip Roth vjen per lexuesit shqiptare: Nje njeri i zakonshem, - roman i perkthyer mjeshtrisht nga Engjellushe Shqarri sjell nje reflektim te thelle per jete-vdekjen dhe historine e nje djali nota ne boten pasi peson nje goditje ne zemer....

“Pas termetit” nga Haruki Murakami

Vëllimi "Pas tërmetit" i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.

Një tërmet i fuqishëm e drodhi një ditë tokën shqiptare nën këmbët tona. Ishte fundi i nëntorit të vitit 2019. Nga ajo kohë kanë kaluar muaj e muaj, por drithërima dhe paniku që na shkakton kur i kujtojmë ato minuta, na sundojnë ende.

Lebetia e humbjes së jetëve, e rrënimit të shtëpive, e fatit nën qiellin e hapur, është një gjë e papërshkrueshme.

Të gjitha ndjesitë e asaj dite të pafat, duket se i përmbledh dhe na i kujton ky libër, që i kushtohet një tërmeti që ndodhi në Japoninë e largët. Janë një tufë rrëfimesh intensive që lexohen me një frymë, me çka Murakami na i sjell ndjesitë e lebetive të tilla.

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme.

Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.

Personazhet kryesore të këtyre rrëfimeve, ndodh që shpesh nuk shohin ndonjë rrugëdalje në ekzistencën e tyre njerëzore, por ata janë të gjithë fëmijë të Zotit, duke përfshirë madje edhe bretkosën gjigante që mëton të shpëtojë Tokion nga një shkatërrim kërcënues apo zjarret në anë të detit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEngjellushe Shqarri