Produktet më të shikuara
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë...
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Ky libër me poezi është përzgjedhur mes pesë librave më të mirë të botuara gjatë vitit 2017 nga juria e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për çmimet vjetore në fushën e Letërsisë
"Ashtu neper pezulline e drites permbi erresiren, Murakami ja del te zbuloje kudo fosforeshence, vecmas aurolat rreth njerezve, te cilat shkelqejne shume me ndritshem gjate nates dhe kur ngaterrohen mes tyre, por qe fiken agimeve kur zeme e nisim udhet tona te ndara."
Lirik dhe tronditës, i ashpër dhe romantik, "Lamtumirë Lolitë!" është debutimi italian më i fortë dhe befasues e viteve të fundit.
"Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. E bukura femrore në hapat e para dhe hera e parë përndezin pasione dhe makthe të mëdha. Prandaj përpihet vazhdimisht ky libër
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Një reflektim brilant për miqësinë në kohën e fëmijërisë dhe një rikthim i miqësisë në moshë të rritur mes dy personazheve Hajimes dhe Shimamotos, teksa njëri prej tyre kishte krijuar familje dhe arritur suksese në biznesin e tij. Çfarë ndodh me këtë dashuri të re e cila i ka rrënjët në miqësinë e fëmijërisë? A i rrezikon Shimamoto ato që kishte bërë me...
Për Pamukun, letërsia është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e përditshme dhe me identitetin. Fakti që pjesa letrare është e rrethuar nga seksionet "Jeta dhe shqetësimet" dhe "Politika, Evropa dhe probleme të tjera me të qenit vetvetja" është rrjedhim logjik i pikëpamjes së tij për letërsinë. Ngjyrat e tjera përmbajnë shtatëdhjetë e pesë reflektime dhe...
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Cezari dhe Kleopatra satirizon përdorimin e historisë të Shekspirit dhe komenten me ironi politikën e kohës kur vetë Shaw jetoi, por nuanca e melankolisë që përshkon veprën e bën atë një nga dramat e tij më me ndikim.
Ky roman është një epos shumëzërësh nga një udhëtim jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet dhe ndjenjat tona. Një libër, poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionin njësoj sikurse thellësia e mendimit të tij.
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik.
Virginia Woolf i tërheq vëmendjen mjeshtërisht lexuesit për ndryshimet, si njerëzit e mendojnë dhe e trajtojnë njëri - tjetrin, duke sjellë në mënyrë brilante ndjeshmërinë e kohës kur është shkruar ky libër, përmes syve të karaktereve të këtij romani, mbase ndjeshmërinë e vetë jetës së saj.