I ri Pas termetit Shiko më të madhe

Pas termetit

Haruki Murakami A-006146

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vëllimi "Pas tërmetit" i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.

 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221421

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një tërmet i fuqishëm e drodhi një ditë tokën shqiptare nën këmbët tona. Ishte fundi i nëntorit të vitit 2019. Nga ajo kohë kanë kaluar muaj e muaj, por drithërima dhe paniku që na shkakton kur i kujtojmë ato minuta, na sundojnë ende.

Lebetia e humbjes së jetëve, e rrënimit të shtëpive, e fatit nën qiellin e hapur, është një gjë e papërshkrueshme.

Të gjitha ndjesitë e asaj dite të pafat, duket se i përmbledh dhe na i kujton ky libër, që i kushtohet një tërmeti që ndodhi në Japoninë e largët. Janë një tufë rrëfimesh intensive që lexohen me një frymë, me çka Murakami na i sjell ndjesitë e lebetive të tilla.

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme.

Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.

Personazhet kryesore të këtyre rrëfimeve, ndodh që shpesh nuk shohin ndonjë rrugëdalje në ekzistencën e tyre njerëzore, por ata janë të gjithë fëmijë të Zotit, duke përfshirë madje edhe bretkosën gjigante që mëton të shpëtojë Tokion nga një shkatërrim kërcënues apo zjarret në anë të detit.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe136
ISBN9789928221421
Titulli origjinalKami no kodomotachi ëa mina odoru
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori