Cmim i reduktuar! Trilogjia e gureve te cmuar Shiko më të madhe

Trilogjia e gureve te cmuar

Kristin Gier A-000503

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set fantastik vjen seria e Krstin Gier, “E kuqe rubin”, “Blu safir” dhe “E gjelber smerald”, tre vellime befasuese, magjike dhe fantastiko-shkencore, ku imagjinata arrin ne maksimum. Nje trilogji per tu bere pjese e leximit sidomos nga te rinjte.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

2 790 Lekë

-10%

3 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre libra permban vellimet:

“E kuqe rubini”

I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është i pamundur të shkëputesh prej tij

Guendolina është një vajzë 16 vjeçare që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është një trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë.

Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t'i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë.

Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18 – të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

 Blu safiri nga Kerstin Gier

Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë të njerëzimit. “Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Ky është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të rinjve në mbarë botën.

 “E gjelber smeraldi” nga Kerstin Gier

"E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri".

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koci, Irena Nasi, Sabina Dhrimo