




Vasil Naçi është biznesmen i suksesshëm në Shqipëri, i cili përvojat dhe dijet e tij i ka ndarë edhe me punën e trajnerit dhe autorit të disa librave të tij për sipërmarrjen dhe komunikimin, botime të Agna Leadership Academy
Vasko Popa është një nga themeluesit e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Vojvodinës, themeluar më 14 dhjetor 1979 në Novi Sad. Ai është fituesi i parë i Çmimit “Branko” për poezinë, themeluar në nder të poetit vendas Branko Radičević. Në vitin 1957 meritoi një çmim tjetër për poezinë, çmimin e ashtuquajtur “Zmaj” në nder të poetit Jovan Jovanović Zmaj. Më 1965 mori dhe një çmim shtetëror austriak për letërsinë evropiane. Kurse më 1976 iu akordua dhe çmimi “Branko Miljković”, të cilit më 1978 iu shtua edhe urdhri i shtetit jugosllav AVNOJ. I fundit vlerësim ishte ai i vitit 1983, kur do i jepej çmimi letrar “Skender Kulenović”.








Shkrimtarja – fizkante Vera Bekteshi pas romanit “Vila me dy porta” dhe vëllimit me tregime “Një det i moçëm” së fundi vjen me romanin “Ora me rërë”






Veronica Roth është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago.









Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.
Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX."



Vinçens Marku është studiues, pedagog i letërsisë pranë Universitetit të Shkodrës dhe përkthyes i njohur i një sërë veprash të ndryshme letrare dhe studimore





Autorja angleze Virginia Woolf është ishte shkrimtare klasike moderniste, pioniere e teksteve artistike feministe dhe gazetare e njohur. Virginia Woolf mbetet një nga autoret më me ndikim në letërsi edhe përgjatë shekullit të XXI
Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.





Vladimir Nabokov është kritik dhe romancier rus. Ai lindi më 22 prill 1899. Nabokov u nda nga jeta në vitin 1977. Në shqip kanë ardhur veprat e tij, “Lolita”. “Pnini” dhe “Ftesë për ndëshkim”.






Një nga prozatorët më të mirë të letërsisë britanike të Shek. XX











































































Wilbur Addison Smith ka lindur në Zambia dhe është një nga shkrimtarët më të shquar të Afrikës së Jugut në fushën e fictionit historik. Ky autor është i përkthyer gjerësisht dhe i lexuar edhe në Shqipëri. Mes veprave të këtij autori janë sjellë për lexuesit shqiptarë këto romane: “Dhelpra e artë”, “Ligji i shkretëtirës”, “Triumfi i diellit”, “Flakët e zemërimit”, “Gjëmimi i bubullimes”, “Papirusi i shtatë”, “Engjëj që qajnë”, “Asegai”, “Perëndia e lumit”











William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë
William Golding është shkrimtar dhe profesor, i vlerësuar me çmimin Nobel në vitin 1983 me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme"
William H. McRaven eshte ish-ushtarak i larte i flotes detare amerikane. Ai ka nje karriere te sukseshme si ushtarak dhe me librin e tij "Rregulloni krevatin" arriti rekorde ne shitje, duke u shnderruar ne bestseller nr. 1 te The New York Times



William Shakespeare (23 prill 1564 - 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar I cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani
























Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetar, ideolog dhe menditar i shquar i shekullit të XX






































Xhanfise Keko lindi më 4 janar 1929 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo është një ndër gjashtë kuadrot e parë të kinematografisë shqiptare që filloi punë në këtë institucion më 10 korrik 1952, ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re” dhe njëherësh regjisorja e pare e filmit për fëmijë. Xhanfise Keko mban titullin "Artiste e Popullit"




Dr. Xhavit Shala ka lindur në vitin 1961 në Kavajë. Ai ka doktoruar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Karrierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 1984. Në të përfshihen pozicionet e Drejtorit të SHIK Elbasan, Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Drejtorit të Policisë Kriminale, etj. Aktualisht është Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë.


Jane Ostin ka lindur në vitin 1775 dhe u nda nga jeta më 18 korrik 1817. Ajo ishte romanciere e famshme britanike dhe mbahet mend për prozën e gjallë, dhe rolin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave. Lexuesi në Shqipëri e njeh përmes romanint “Krenari dhe paragjykim”, një bestseller absolut, i ribotuar vazhdimisht përgjatë këtyre viteve.

Xhek London lindi në vitin 1876 dhe u nda nga jeta më 22 nëntor 1916. Ai ishte gazetar dhe romancier amerikan. Lexuesi shqiptar e njeh përmes romaneve “Martin Iden” por edhe përmes veprave të tjera, përfshirë edhe librat për fëmijë




Xhevahir Lleshi është botues, përkthyes, studiues, , tregimtar, poet, dramaturg, estet dhe sociolog i njohur. Ai ka lindur në vitin 1947 në Berat. Që nga viti 1991 drejton botimet Uegen dhe merret me studime në fushat e sociologjisë dhe eseistikës



George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) është shkrimtar anglez, përfaqësues tipik i romantizmit europian, i njohur kryesisht për kryeveprën e tij, Çajd Harold. Ai është vlerësuar si dashamirës i shqiptarëve falë udhëtimeve të shumta në vendin tonë dhe miqësisë që kishte me Ali Pashë Tepelenën

Xhorxh Uokër Bush ka qenë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, djali i presidentit Xhorxh H. W. Bush. Veç politikës ka marrë pjesë në luftë dhe ka pasion artin, pikturën dhe shkruan







Yan Lianke (1958) është autor i një sërë romanesh dhe përmbledhjesh me tregime, të gjitha të dalluara për stilin e tyre të veçantë dhe subjektet e jashtëzakonshme ku përzihen alegoria, satira politike dhe poetika. I censuruar në Kinë dhe një prej zërave të lakuar për çmimin Nobel, romanet e tij më të njohur janë “Puthjet e Leninit”, “T’i shërbesh popullit”, “Kronikat shpërthyese” dhe “Ëndrra e fshatit Ding”.



Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.
Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagdatit dhe Atentati. Jeton në Francë.


Ylli Demneri është shkrimtar dhe artist i imazhit që jeton prej shumë kohësh në Francë. Aktualisht ai është drejt artistik në revistën “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris. Ai ka pasur një përvojë të shkurtër në kinematografi. Prej disa vitesh i është kushtuar edhe poezisë dhe prozës. Deri më tani ka botuar katër libra: “Më kujtohet”, “E dashura A.”, “Block-notes” dhe “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”


Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”.




















Prof. Yuval Noah Harari është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Ai konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe



Zadie Smith ka lindur më 25 tetor 1975. Deri tani ka shkruar tri romane. Në vitin 2003, ajo u rendit në listën Granta të 20 autorëve më të mirë të rinj. Romani Dhëmbët e bardhë u bë menjëherë bestseller ndërkombëtar. Romani i saj i tretë Bukuri mëkatare u botua në vitin 2005 dhe u klasifikua për çmimin Man Booker Prize. Libri fitoi çmimin Orange Prize for Fiction në vitin 2006.



















Zhan Pol Sartri është filozof, romancier, tregimtar, kritik letrar, i cili spikati si mendimtar ekzistencialist. Në vitin 1964 fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Zhaneta Barxhaj vjen nga qyteti i Tepelenës. Ajo i prezantohet publikut me penën e një profesionisti pasi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Letërsi. Ndoënse më pas kreu studimet në degën Financë – Kontabilitet dhe aktualisht është e përkushtuar në fushën e ekonopmisë, jeta e saj është e lidhur pandashmërisht me letërsinë. “Valltari pa këmbë” është libri i saj i parë me poezi në të cilat vijnë një ftufë krijimesh dhe ndijimesh të mbledhura ndër vite duke ofruar një panoramë ndryshe të këndvështrimit mbi realitetin.


Amantine Lucile Aurore Dupin e njohur me pseudonimin George Sand ka lindur më 1 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 8 qershor 1876. Ajo është shkrimtare e njohur franceze, dhe mikeshë e shumë prej artistëve dhe muzikantëve të kohës si Frederic Chopin apo Alfred de Musset. George Sand ka shkruar disa romane si Indiana, Valentina, Lelia, Andrea, Mattea, Leone leoni, Andre, Horace, Paulina, Jeanne, etj. si dhe libra autobiografikë, si “Jeta ime”, etj

Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës




Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Ai dallohet për romane, novela, por ka lëvruar, kohët e fundit, edhe tregimin dhe esetë letrare.
Zija Çela lindi më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës. Ishte fëmija i shtatë në një familje ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpiake. Megjithëse kaloi një fëmijëri dhe rini të vështirë (babai i vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç), arriti të diplomohej në Universitetin e Tiranës për gjuhë shqipe dhe letërsi. Në atë kohë u emërua mësues në fshatrat malore të Kukësit. Në këtë qytet të vogël verior punoi për shumë vite dhe, kur ishte bërë i njohur me librat e tij, e transferuan në kryeqytet.
Në Tiranë punoi si redaktor në revistën letrare “Nëntori”, ndërsa nga viti 1984-1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Në vitet ’90, kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i Shtëpisë Botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Në vitin 2000 e gjejmë kryeredaktor të së përjavshmes “Albania e vogël”, suplement letrar i gazetës së përditshme “Albania”. Njëkohësisht, që nga viti 2000, i shquar gjithashtu si eseist dhe publicist, Çela bën jetën e shkrimtarit në profesion të lirë.
Si autor u bë i njohur shpejt me librat me tregime, që u pasuan nga romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”. Më parë kishte botuar romanet “Një verë pa lamtumirë” dhe “Mali i tejdukshëm”, i cili, për realizmin e fortë dhe modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare, ku veçojmë: Çmimi i Republikës (“Buletini i borës”) (1984); Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Monedha e dashurisë”) 1996; Çmimi “Velija” për romanin më të mirë të vitit (“Banketi i hijeve”) 1998; Çmimi “Buzuku” (Kosovë) për romanin më të mirë të vitit (“Lëngata e hënës”) 2002; Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Las Varrezas”) 2006; Çmimi Kriterion, 2010; Çmimi “Petro Marko” për romanin më të mirë të vitit (“Apokalipsi sipas Shën Tiranës”) 2012; Çmimi “PEN i Shqipërisë”, 2013 dhe Urdhri “Nderi i kombit” 2016 - dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani etj.
Në qershorin e vitit 2005, së bashku me bashkëshorten, Çela u zhvendo në Itali për t’i qëndruar te koka të birit, Dritanit, i cili u sëmur nga kanceri dhe mbylli sytë nëntë muaj më vonë. Duke pasur për protagonist të birin, i njohur gjerësisht në Shqipëri si përkthyes nga italishtja, kësaj ngjarjeje tragjike shkrimtari do t’i kushtonte librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”. Opinioni e priti me interesim të veçantë dhe profesionistët e cilësuan si një nga librat më të mirë të këtij lloji (elegji në prozë) që janë shkruar në letrat e përbotshme. Toena, prej disa vitesh ka marrë përsipër botimin e veprave të Zija Çelës dhe i fundit ishte romani “Ora e Zooparkut”.










Zülfü Livaneli (lindur më 20 qershor 1946) është shkrimtar, poet, muzikant, dhe politikan turk. Livaneli njihet për romanet e tij që ndërthurin sfonde të ndryshme sociale dhe historike, figura dhe ngjarje, si te "Lumturia" me të cilin fitoi në vitin 2006 çmimin "Zbulimi i Shkrimtarëve të Rinj" nga Barnes & Noble, apo si te "Serenatë për Nadian", "Shtëpia e Lejlës" dhe "Historia e tim vëllai", libra që janë përkthyer në 37 gjuhë dhe kanë fituar disa çmime letrare turke e të huaja e janë vlerësuar lart nga kritikët letrarë anembanë botës. Romanet e tij janë realizuar filma, teatro dhe opera.

Zuvdija Hoxhiq (Berisha) ka lindur në Guci, në vitin 1943. Ka kryer Fakultetin e filologjisë në Prishtinë. Ka qenë zëvendës i drejtorit dhe kryeredaktorit të Qendrës “INDOK” dhe i “Tribunës” së Titogradit, zëvendës i kryeredaktorit të “Stvaranje”, kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për refugjatët e Malit të Zi.
Është Kryetar i SUBNOR–it dhe antifashistëve të Malit të Zi, kryeredaktor i revistës “Kodi”, redaktor i revistës “Almanaku”. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Ka statusin e krijuesit të shquar në kulturë.
Ka fituar çmimin “Trembëdhjetë korriku”, çmimin e çlirimit të Titogradit, çmimin ”Pena e Qamil Sijariqit”, çmimin “Stefan Mitrov Ljubisha” dhe çmimin “Ungjilli i Mirosllavit, për librin që kemi në dorë.
Ka botuar librin me poezi “Në hapin e parë”, librat me tregime “Kambanat e shurdhëta” dhe “Dikush thërret”, romanet “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”, librin me udhëpërshkrime dhe reportazhe “Një ditë e jetës” dhe librin me ese “Kjo është e gjitha”.
Romanet dhe tregimet janë botuar në shqip, kurse “Ylli i Davidit” në gjuhë polake, sllovene dhe italisht.
Është i përfaqësuar në literaturën për shkollën fillore dhe të mesme dhe studimet në letërsi në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Ka pasur shumë ekspozita vizatimesh dhe grafika. Ka botuar monografitë “Në Podgoricën e vjetër” dhe “Zbulimi i vendlindjes”.
Është mjeshtër në xhudo, bartës i brezit të zi – Dita V.
Jeton në Podgoricë.


Zygmunt Bauman (1925-2017) ka qenë profesor nderi i sociologjisë në Universitetin e Lidsit dhe Varshavës. Në veprimtarinë e tij të gjatë, ai ka spikatur si një ndër sociologët bashkëkohorë më të rëndësishëm e më me ndikim.
Pas "Moderniteti dhe Holokausti" (nëntor 2015), ky është teksti i dytë i këtij autori i botuar nga Pika pa sipërfaqe.
