I ri Dinastia e Qyprillinjve ne ish Perandorine Osmane Shiko më të madhe

Dinastia e Qyprillinjve ne ish Perandorine Osmane

Grup autorësh A-006228

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pothuaj krejt libri që po i paraqitet lexuesit formatohet nga kumtesat e mbajtura në konferencën “Dinastia e Qyprillinjve në ish- Perandorinë Osmane”, zhvilluar në Berat para tre vjetësh, ku historianë pasionantë, nga më të mirët e vendit, zbardhën përmasat e vërteta të Qyprillinjve

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928109279

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Është nga vezirët (ministrat) më të shquar të Perandorisë Osmane që arriti në pozitën e kryeministrit (sadriazem). Është me origjinë shqiptare. Lindi në njërin nga fshatrat e kazasë së Tomoricës të sanxhakut të Beratit”.

Kështu e nis Sami Frashëri prezantimin e Qyprilli Mehmed Pashës në “Kamus Al Alam”-in e tij të famshëm.

Dhe ky ishte vetëm fillimi i asaj plejade zulmëmadhe të Qyprillinjve, sa me të drejtë është u cilësua si “Dinastia “Q”, në drejtimin e një prej perandorive më të mëdha dhe më jetëgjata që njeh historia botërore.

Mirëpo, për fat të keq, në atdheun e vet, në Shqipëri, Qyprilinjtë njihen fare pak, ndërkohë që të gjitha tekstet e historisë dhe enciklopeditë e botës ata zënë një vend të dukshëm.

I pari që guxoi t’i bënte personazhe këto figura historike, por si “fiction”, ishte Ismail Kadare me romanin “Pallati i ëndrrave”.

Pikërisht për këto arsye nisma e shoqatës “Mehmet Qyprilli Roshniku”, Berat, për të organizuar një konferencë kulturore-shkencorë mbi Qyprillinjtë e famshëm në botë dhe mbi bazën e saj formatimin dhe botimin e një libri mund të vlerësohet shumë më tepër se një aksion thjesht kulturor.

Ne kete liber ka kumtesa te tilla si: Vendi i Qyprillinjve në historinë e Perandorisë Osmane (prof. dr. Kristaq Prifti); Perandoria Osmane në kohën e Qyprillinjve (prof. dr. Ferit Duka); Burime osmane dhe greke për Qyprillinjtë (dr. Irakli Koçollari); Dinastia e Qyprillinjve në drejtimin e shtetit osman (prof. dr. Petrika Thëngjilli); Qyprillinjtë në eposin shqiptar dhe në eposin boshnjak (prof. dr. Shaban Sinani) e tema të tjera.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928109279
RedaktoriNaim Zoto
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë