Irakli Koçollari NA0040
Libër i ri
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928109255 | |
Të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, arvanitët, ose arbrit e Mesjetës, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Ata kurrsesi nuk mund të mënjanohen. Pa jetëshkrimin e tyre e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milion në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojnë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç’kushte dhe për ç’arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç’ngjau me ta në rrjedhat e shekujve? Monografia “Arvanitët” e Irakli Koçollarit, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, synon të japë një informacion të plotë, gati shterues për botën arvanite, duke trajtuar aspektet kryesore të historisë dhe personaliteteve të shquar të saj nga shekulli 13 e këndej.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 320 |
| ISBN | 9789928109255 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Numri i botimeve | Ribotim |
Deri më tani madhështinë dhe egërsinë e Ali Pashë Tepelenës e kemi mësuar nga të tjerët; Tani është një rast i shkëlqyer për të mësuar përmes dokumenteve, letrave, korrespondencave dhe raporteve me kancelaritë perëndimore këtë personalitet kontravers. Një botim i shkëlqyer i përgatitur nga njohësi më i mirë i Pashait të Janinës, studiuesi Irakli...
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Epërsitë e një rendi shoqeror ndaj atij paraardhës, nuk gjenden kurrsesi tek përçmimi e aq më keq shkatërrimi, mohimi apo zerimi i vlerave të krijuara nën sistemet e së shkuarës, përkundrazi në vlerësimin rigoroz, me objektivitet dhe kuraje të prurjeve, të gjetjeve të arrira, të sakrificave, në nderimin e mundit, djersës dhe gjakun e breznive që i...
Në këtë pasqyrë që autori bën, nuk përmenden shumë ngjarje të dhimbshme, të viteve 1913-1914 e më pas, vrasjet e deportimet masi ve që pësoi popullsia shqiptare e trevave të jugut të saj, shpopullimet shkatërrimet, djegiet nga themelet të shumë fshatrave dhe vrasjet masive, nga ndërhyrja e trupave greke në territoret e Shqipërisë së Jugut. Plagët e asaj...