Bota e femijeve ne 1000 fjale

Grup autorësh JB0420

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është krijuar për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe për ata që sapo kanë nisur të lexojnë, ndaj kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve, që është vlerësuar si një mënyrë mjaft e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët që të shpalosin e të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aeditions
ISBN9789928287762

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj.

Po ashtu, në libër janë treguar edhe pesë histori të thjeshta e të këndshme, në të cilat janë përdorur edhe më shumë fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë që ata, qysh herët, të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të vogla.

Në fillim të librit gjendet një lloj udhëzuesi për prindërit, i cili i këshillon se si të bashkëpunojnë me fëmijën hap pas hapi. Certifikuar për sigurinë nga BE

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe62
ISBN9789928287762
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat280 x 220 mm