Bishti i dhelpres Shiko më të madhe

Bishti i dhelpres

Petraq Zoto BUE030

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rrëfenjat popullore i ndjen kaq afër me librin Bishti i dhelprës të Petraq Zotos sepse pikërisht veçoria kryesore e tyre, elementi fantastik, bëhet pjesë e një historie sa elegante qa dhe të mrekullueshme. Një titull intrigues, nga i cili fillimisht nënkupton tjetër gjë dhe sapo e lexon librin ndryshon krejt mendim, një rrëfim mbresëlënës për forcën e fjalës, për karakteret që nxjerr, për mënyrën si përshkruan mjediset etj., ky është romani Bishti i dhelprës

Më shumë detaje

10 Artikuj

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shndërrimi është thelbi i romanit, shndërrimi i një vajze të bukur në një qenie të pështirë. Por sigurisht që nuk bie këtu çekani, po tjetërkund. Mesazhi që përcjell ky shndërrim është shumë domethënës ndaj dhe libri lexohet me kënaqësi dhe kujdes njëkohësisht për të zbuluar më shumë e gjithmonë më shumë. Më vjen mirë që pata kënaqësinë të lexoja librin e shkrimtarit Petraq Zoto Bishti i dhelprës, jo thjesht si lexues por për të nxjerrë vlerat që ky libër ka vërtet. Duke u nisur që nga historia, subjekti që libri trajton, i cili të çon në një botë ndryshe nga ajo çfarë janë përballur deri tani në pjesën më të madhe të librave. Autori ndërthur mjedisin e jashtëm, deri diku fantastik, me botën e brendshme të personazhit, me atë merret i gjithë rrëfimi. Gjuha është e zgjedhur dhe e pastër, ndaj libri do të sjellë një lexim të këndshëm te të gjithë lexuesit e vegjël dhe do të ishte shumë i dobishëm për fëmijët e moshës 14-15 vjeç. Libri të shkrin nga çdo ankth, nga çdo përpëlitje mendimesh kontradiktore, ashtu si vetë personazhin, vetëm në fund të tij. Do të kishte vlera të padiskutueshme për një fëmijë të përballej me një rrëfim të tillë. Subjekti interesant i Bishti i dhelprës ndërthur dy botët, atë ku realisht të gjithë jetojmë dhe atë ku na çon fantazia dhe mendja jonë, por që na duket më se reale. Dhe personazhi përballet me këtë botë, e bën të vetën dhe fiton mbi të. Madje në atë fantastiken ai takohet me të keqen dhe e mund, ashtu siç duhet të ndodhë.