I ri Fjalimet që ndryshuan botën Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Fjalimet qe ndryshuan boten

Grup autorësh DK0078

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fuqia e fjalës është e jashtëzakonshme për ti ndryshuar gjërat. Këtu buron edhe rëndesa e këtij libri me vlera të rralla, pasi janë përzgjedhur fjalimet më të goditura që kanë ndryshuar mendjet dhe zemrat e njerëzve në histori; këtu janë përzgjedhur mesazhet që nga njerëzit e shenjtë si Jezusi apo Muhameti, tek politikanët dhe deri te të urtët. Botimi shoqërohet me një parathënie të Simon Sebag Montefiore

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789928136480

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A janë vallë në gjendje fjalët ta ndryshojnë botën?

Nëse lexon këtë antologji të famshme me 50 ndër fjalimet më të njohura në historinë botërore, nga kohë e vende të ndryshme, bindesh që po. Bëhet fjalë për fjalime që, sado të ndryshme, kanë shënjuar (për mirë a për keq) rrjedhën historike të kohës së vet, si dhe historinë e mëpasme shpirtërore, morale e politike të njerëzimit, duke formësuar botën në të cilën jetojmë ne sot.

Autorë të tyre janë disa prej figurave më të njohura në historinë e 2000 vjetëve të fundit: profetë, politikanë, rebelë e tiranë, prijës e burra shteti, që nga Jezusi i Nazaretit te Profeti Muhamed, nga mbreti Çarli I te Oliver Kromuelli; nga Xhorxh Uashingtoni e Abraham Linkolni, te presidenti Uillson, Lenini, Ruzvelti, Çurçilli, Hitleri e Stalini; nga Gandi te perandori Hirohito; nga fjalimi i famshëm i Khrushovit në Kongresin e XX-të P.K. të BRSS, te fjalimet e Kenedit. Për të përfunduar me fjalimet e Martin Luther Kingut, Nelson Mandelës, Papa Gjon Palit II, Gorbaçovit, Elie Wieselit, Vaclav Havelit, te Xhorxh W. Bush, Barak Obama e shumë të tjerë.

Secili prej fjalimeve shoqërohet me një hyrje shpjeguese të kontekstit historik kur u mbajt, si dhe biografinë e secilit prej personazheve.

Të dhëna

Faqe288
ISBN9789928136480
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDaut Gumeni
HistoriBota