Partite Politike Shiko më të madhe

Partite Politike

Daniel-Louis Seiler UE0077

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër paraqet një sintezë mbi partitë politike dhe problematikën e tyre. Ai përmban materiale të përditësuara, si dhe mjaft paragrafë të nënvizuar, që kanë për qëllim thellimin dhe ilustrimin e argumenteve. Libri ndihmon studentët që merren me fushën e partive politike, gazetarët që kërkojnë të kuptojnë masën e informacionit të prodhuar nga partitë politike, por edhe qytetarin e brejtur nga shqetësimet e politikës...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639068

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Partitë politike përbëjnë kushtin sine qua non të funksionimit të regjimit përfaqësues. Përgjatë historisë, sa herë që vdiste një demokraci liberale, qoftë nga goditjet e disa luftëtarëve të çartur apo të disa guerileve nostalgjikë të absolutes rusoiane, vendimi i parë i padronëve të rinj ishte të shfuqizonin partitë në rastin e parë dhe /ose pluralizmin e partive në rastin e dytë. Shpesh herë, kur vuajnë nga mungesa e respektit borgjez nguten të krijojnë imitime partish: organizata pseudo moderniste ose rripa transmisioni në gjirin e një fronti. Dukuria partiake jo vetëm që është e pandashme nga demokracia perëndimore, por edhe përbën një tipar të veçantë të saj. Ndoshta për këtë arsye është e vështirë të përshtatet me klima të tjera. Në Perëndim, SHBA dhe Commonwealthi i Bardhë, bien në ekzotizmin simplist me sistemin e tyre dypartiak, me atë pothuaj dypartiak dhe me sistemin dy parti e gjysëm. Edhe vetë Mbretëria e Bashkuar nuk e njeh sistemin dypartiak: shumë parti arrijnë të kenë një përfaqësim shumë të dobët në parlament falë manipulimeve në mënyrën e votimit. Europa duket se është vendi i parapëlqyer i dukurisë partiake, i cili për më tepër, e kufizon veprimin e tij brenda vendeve perëndimorë. Për shkak të këtyre karakteristikave ai kthehet në një objekt të preferuar për dijen politike. Cilat mund të ishin konturet e një sociologjie politike të partive? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të na lejojë të përkufizojmë partitë dhe të organizojmë gjithë librin.

Të dhëna

Faqe176
ISBN9789995639068
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlerta Hyska