I ri Ne VS atyre dështimi i globalizmit Shiko më të madhe

Ne VS atyre deshtimi i globalizmit

Ian Bremmer MIN0036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN978-9928-265-08-1

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht.

Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre.

Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian.

Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen.

Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”.

Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull...

- Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria.

- Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë.

- Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim.

- Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin.

Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë.

Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre.

Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.

Komente mbi librin

“Një analizë bindëse e fenomeneve bashkëkohore - Trump/ Brexit - dhe një paralajmërim rrëqethës për çka na pret në të ardhmen . . . një libër kthjellues dhe provokativ”.

Kirkus Reviews

“Libri më i mirë deri tani mbi dallgët që “kalëroi” Donald Trump për të ardhur në pushtet. Ian Bremmer ka të drejtë kur thotë se zemërimi dhe përbuzja nuk janë plane. Ai na jep ide të mira dhe praktika rreth asaj që mund të bëhet për këtë.”

Lawrence Summers

“Pak mund t’ia kalojnë Ian Bremmer – it për t’i matur pulsin shëndetit të kombeve dhe të botës. Në këtë libër ai zhytet në përçarjet dhe konfliktet prej valëve të protestave dhe populizmit që i dhanë Shteteve të Bashkuara Donald Trump – in dhe Europës Brexit – in.”

Carl Bildt

“Mendimtari im i preferuar për gjeopolitikën ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje.”

Adam Grant

“Një anatomi e qartë dhe bindëse mbi të metat aktuale të politikës në shumë shtete. Diskutimi i Ian Bremmer – it mbi mënyrat globale për të rishikuar kontratën shoqërore midis qeverisë dhe qytetarëve ofron një rreze drite të mirëpritur.”

Anne – Marie Slaughter

“Politika globale sot është një xhungël. Sa mirë që Ian Bremmer mund të jetë shoqëruesi juaj.”

David Miliband

“Sërish, Ian Bremmer na jep një pamje të qartë të ngjarjeve kryesore të së nesërmes. Një paralajmërim në kohën e duhur, por edhe një burim shprese, libri “Ne kundër atyre” duhet lexuar patjetër nga ata që shqetësohen për të ardhmen e botës sonë.”

Nouriel Roubini

“Ian Bremmer është provokues, kundërshtues dhe gjithmonë inteligjent mbi gjendjen e botës sonë të cilën e njeh kaq mirë!”

Christine Lagarde

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe252
ISBN978-9928-265-08-1
Titulli origjinalUs vs. Them: the failure globalism
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami