Elitat politike Shiko më të madhe

Elitat politike

Geraint Parry BD0532

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një nga manualet më të mira për elitat politike që është shkruar gjatë dekadave të fundit; një tekst që shërben si bazë në studimet e shkencave politike, por njëherësh edhe një qasje në rrafshin diakronik, për mënyrën sesi janë krijuar dhe janë përmbysur shtresat që kanë në dorë fatet e një shoqërie

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të shkruash një parathënie të re për një vepër të hartuar rreth tridhjetë e pesë vjet më parë është një përvojë e rrallë. Të përthithesh nga një kërshëri e tillë është paksa ngushëlluese, ngase askush nuk duhet të turpërohet nga mendimet e her-shme vetjake.

Në krahun tjetër, t'i shqyrtosh gjërat nga e para, është e vështirë, sepse e ardhmja e gjithkujt doemos ndryshon pas një periudhe të tillë kohoro, ndërkohë, mund të mos e fi-llosh nga e njëjta pikënisje.

Ndaj, kam parapëlqyer t'i lë tekstet të flasin vetë për veten, si rishikim i asaj se si dukeshin studimet për elitat në atë kohë, kur pikëpamjet e elitës për politikën ishin një kapërthim diskutimesh normative, metodologjike dhe substanciale me marksistët, pluralistët dhe demokratët pjesë-marrës. Përtej kësaj, në këtë parathënie të re, dëshiroj të tregoj në cilat drejtime kanë vijuar studimet për elitat dhe se si studiuesit e politikës mund t'i thellojnë në mënyrë të dobishme këto shtigje.

Në përgjithësi, shkencëtarët politikë janë interesuar për elitat në dy drejtime. Njëri drejtim ka të bëjë me shqyrtimin e gjinisë, prejardhjen sociale, arsimimin, hapat e karrierës dhe orientimet politike të atyre njerëzve që arrijnë pozicione drejtuese në një sërë veprimtarish që kanë ndikim të madh në shoqëri. Kjo qasje merret gjithashtu sa me ilustrimin dhe shqyrtimin e suazës së mundësive në një shoqëri, aq edhe me veprimin politik. Ajo shqyrton zakonisht se sa përfaqësuese janë elitat në aspektin shoqëror apo arsimor ose, më thjesht, sa jopërfaqësuese të popullsisë së gjerë janë ato. Një drejtim i dytë synon të përcaktojë se në cilin nivel anëtarët e një elite veprojnë si elitë.

(Pjesë nga parathënia)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe222
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë