Oksidentalizmi, Perendimi dhe armiqte e tij Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Oksidentalizmi, Perendimi dhe armiqte e tij

Ian Buruma, Avishai Margalit DK0047

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër i ngjeshur, elegant, por në të njëjtën kohë sfi dues. Një përpjekje për të na treguar se cila është ideologjia që motivon terrorizmin, duke e vendosur atë në një kontekst historik. Autorët ia kanë dalë mbanë të na japin një vepër të mrekullueshme, ku kombinohet analiza e një sërë shoqërish dhe kulturash, me çështje të tilla si ajo e kujtesës kolektive, e fajit apo e shpagimit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 4051 5 9

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një libër i ngjeshur, elegant por në të njëjtën kohë sfidues. Një përpjekje për të na treguar se cila është idologjia që motivon terrorizmin, duke e vendosur atë në një kontekst historik. Autorët ia kanë dalë mbanë të na japin një vepër të mrekullueshme, ku kombinohet analiza e një sërë shoqërish dhe kulturash, me çështje të tilla si ajo e kujtesës kolektive, e fajit apo e shpagimit. ­Njëzet vjet të shkuara, kur Edward Said shkroi librin e tij "Orientalizmi", për mënyrën sesi Perëndimi sheh Lindjen, ky libër ngjalli një debat të nxehtë, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por deri më sot, pak kush është marrë me mënyrën sesi e kanë parë "Perëndimin" armiqtë e tij të vetëshpallur. Pikërisht këtë synon të bëjë "Oksidentalizmi, një hetim origjinal i sterotipeve armiqësore ndaj botës perëndimore, që në fakt kanë ushqyer urrejtjen e lëvizjeve të tilla si Al Kaeda. Në këtë libër, Ian Buruma dhe Avishai Margalit, argumentojnë se ndonëse virusi anti­perëndimor ka gjetur terren pjellor në disa pjesë të botës islamike, në të vërtetë zanafilla e tij s`është aty, por në Europë. Duke ndjekur rrugëtimin e këtyre pikëpamjeve që nga Kundër­Reforma në Europë, te variantet e shumtë me të cilët u shfaq fashizmi në Lindje dhe Perëndim, deri tek ekstremizmi i sotëm antikapitalist dhe me karakter fetar, ky libër na tregon sesi kamikazët dhe luftëtarët e sotëm të shenjtë, ushqehen nga ide të cilat, në të vërtetë, kanë patur një histori.

Të dhëna

Faqe131
ISBN978 9928 4051 5 9
Viti i Botimit2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiPiro Misha