Tregimet e Tirones View larger

Tregimet e Tirones

Bedri Alimehmeti MAS0084

New product

Përshkrim i shkurtër : Në librin e tij më të ri, z. Bedri Alimehmeti sjell një përmbledhje me tregime. Këto tregime flasin rreth vendlindjes së autorit, Tiranës, dhe vijne në trajten e prozave të shkurtra, si histori dhe si përsiatje letrare që dëshirojnë të nxjerrin në pah aspekte të fshehura të qytetit.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319531

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në librin e tij më të ri, z. Bedri Alimehmeti sjell një përmbledhje me tregime. Këto tregime flasin rreth vendlindjes së autorit, Tiranës, dhe vijne në trajten e prozave të shkurtra, si histori dhe si përsiatje letrare që dëshirojnë të nxjerrin në pah aspekte të fshehura të qytetit. Për shkrimtarin, roli i Tiranës, jo thjesht si qytet por si një tërësi shpirtërore shërben si mjedis për të vendosur tregimet e tij. Tregimet janë të frymëzuara nga figura të rëndësishme historike të qytetit, apo nga ngjarje të fëmijërisë dhe të rinisë së shkrimtarit. Në libër përdoret dendur dialekti tironas si për ti dhënë origjinalitet rrëfimit të ngjarjeve dhe për të pikturuar me letraritet, thelbin e qytetit. Pjesë e tekstit të këtyre tregimeve është dhe një paraqitje e fjalëve dhe shprehjeve të fondit leksikor oriental, të cilat sot shikohen si arkaizma, por që në brendësinë e tekstit ato shprehin kohezion me kohën dhe kulturën e cila i prodhoi, dhe në të cilën u përdorën. Në shumë prej faqeve të librit paraqiten cilësi të njerëzve të qytetit të Tiranës, siç kanë mbetur në kujtesën e shkrimtarit dhe që për të janë figura të virtytshmërisë njerëzore si, bujaria, zemërbardhësia, bashkëjetesa harmonike, qëndrueshmëria etj. Libri është i përbërë nga 16 tregime, të cilat pasqyrojnë jetën e dikurshme të kryeqytetit, ndonëse të përshkruara me subjektivitetin e autorit, ato mund të shërbejnë fare mire edhe si një pjesë e memories tonë kolektive.

Data sheet

pages140
ISBN9789928319531
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë