E kuqe rubini View larger

E kuqe rubini

Kerstin Gier PE0188

New product

Përshkrim i shkurtër

I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është i pamundur të shkëputesh prej tij

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928248442

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Guendolina është një vajzë 16 vjeçare që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është një trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë.

Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t'i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë.

Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18 – të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

Komente mbi librin

"Gier e realizon më së miri qëllimin e saj... Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e radhës."

The New York Times Book Review

"I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është i pamundur të shkëputesh prej tij."

Justine magazine

"Aventurë, romancë dhe mister: ky roman i përmbush të gjitha pritshmëritë."

Booklist, starred review

Fragment nga libri

- O Zot, - thirri Sintia, - ai po e prek! E kapi për dore!

Sharlota buzëqeshte. Ajo nuk para buzëqeshte (hiq atë buzagazin e reptë ala Mona Liza), por ama kur buzëqeshte, dukej e mrekullueshme. I dilnin në pah edhe dy gropëzat në faqe. Këtë duhet ta ketë vënë re edhe Gideoni, dhe me siguri që i dukej krej ndryshe nga ajo e zakonshmja.

- Po i përkëdhel faqen...

Po, për atë Zot! Dhimbjen që po ndieja tani nuk mund ta fshihja dot.

- Dhe tani po e puth!

Të gjithë mbajnë frymën. U duk vërtet sikur Gideoni po matej ta puthte Sharlotën.

- Por vetëm në faqe! – tha Sintia e lehtësuar. – Duhet të jetë kushëriri i saj... Gueni, thuaj të lutem që është i kushëriri.

- Jo, - fola unë, - nuk ka gjë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages304
ISBN9789928248442
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koçi
RomanPsikologjik
I ri1