Cmim i reduktuar! Mbreteresha e shtepise Shiko më të madhe

Mbreteresha e shtepise

Sophie Kinsella A-005377

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.

Më shumë detaje

495 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346165

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër.

Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj.

Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës.

E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë.

Dhe të zbulojë se … si hekuroset.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe390
ISBN9789994346165
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiMira Kroqi